Futboll Kategoria Superiore Sport

SKANDALI NË SUPERIORE/ Përjashtimi i mundshëm i Kamzës, ja tri skuadrat që fitojnë nga dënimi (FOTO)

Nëse Kamza përjashtohet nga Kategoria Superiore sipas rregullores, ndeshjet e mbetura homologohen me fitoren në tavolinë 3-0 për skuadrën, që do të luante me kamzalinjtë.

Pra, duke përjashtuar takimin me Laçin që është subjekt diskutimi i Komisionit të Disiplinës, kampionati ka edhe 12 takime për të luajtur. Kjo do të thotë që, të gjitha skuadrat do të marrin tri pikë dhe në takimin me Kamzën do të bëjnë pushim.

Me këtë rregull janë tri skuadrat që do të përfitojnë nga bonusi i pikëve në tavolinë. Luftëtari, Flamurtari dhe Skënderbeu do të marrin gjashtë pikë pa luajtur fare, ndërsa ekipet e tjera vetëm tri të tilla. Kjo do të thotë që shanset e gjirokastritëve për të qëndruar në Superiore të jenë akoma më të mëdha, por gjithmonë nëse përjashtohet Kamza.

Related posts

TURQI-SHQIPËRI/ Provon Manaj me një gjuajtje të rrezikshme, por topi… (VIDEO)

Delo.autor

NUK KANË FAJ/ Polemika s’ka të sosur, MOVIOLA: MILANIT i mungojnë 2 penallti ndaj Juves (FOTO)

Isa.Autor

Sot/ Blerja 57 milionë euro kryen testet mjekësore me klubin në Angli

Q.Autor

Leave a Comment