Futboll Kombëtarja Sport

STATISTIKAT BEFASUESE/ 52 lojtarë për 9 gola, Panucci sulmoi … portën tonë

Shqipëri sulmuese dhe në luftë me ushtarët më të mirë. Këto ishin dy premtimet e Panuçit në prezantimin e tij në krye të Kombëtares shqiptare të futbollit, mirëpo filozofia e tij, ndryshimet e vazhdueshme dhe situata aspak familjare për shumicën e futbollistëve brenda skuadrës kombëtare, bashkuar edhe me rezultatet jo premtuese, sollën shkarkimin e 45-vjeçarit nga posti i trajnerit të Shqipërisë.

U bë një skaner të punës së italianit në krye të kuqezinjve, që nga ditët në të cilat qëndroi në krye të Shqipërisë, te golat, ndeshjet dhe zgjedhjet që ka bërë për të aktivizuar lojtarë të ndryshëm.

STATISTIKAT

Numrat janë kokëfortë dhe Panuçi nuk pati një ecuri brilante. Që nga 19 korriku 2017 deri më 23 mars 2019, italiani qëndroi si trajner i Shqipërisë për 612 ditë.

Në total, mesatarja e pikëve për ndeshje ishte 0.93 me një ecuri totale prej katër fitoresh, dy barazimesh dhe nëntë humbjesh në 15 sfida që ka drejtuar kuqezinjtë.

“RUSI 2018” Panuçi pati fatin që të jetë në krye të Shqipërisë që në kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”, me kundërshtarë të niveleve të ndryshme: Lihtenshtejni, Maqedonia, Italia dhe Spanja.

MIQËSORET

Më tej, disa miqësore me skuadra si Norvegjia, Turqia, Kosova dhe Ukraina, me të cilat fitoi 2 të parat dhe humbi dy të fundit.

LIGA E KOMBEVE

Në vijim, në Ligën e Kombeve Shqipëria nisi me fitore 1-0 ndaj Izraelit, por më tej humbi në transfertë 0-2 dhe përballë Skocisë regjistroi dy humbje: 2-0 dhe 0-4.

“EURO 2020”

Pavarësisht këtyre rezultateve, italianit iu dha sërish besim për të vijuar me miqësoren kundër Uellsit të fituar 1-0 që e dërguan në nisje të kualifikueseve për “Euro 2020”. Starti: Humbje 0-1 kundër Turqisë.

GOLAT

“Kam gabuar. Nuk mund të luajmë me këtë filozofi sulmuese. Do të ndryshojmë”, tha Panuçi, i cili e kuptoi gabimin e tij pas 12 ndeshjesh. E në fakt, rezultati i Shqipërisë sulmuese është që nën drejtimin e tij, kuqezinjtë shënuan vetëm nëntë gola dhe pësuan 25. Autorë për Panuçin ishin shtatë kuqezinj. Armando Sadiku dhe Odise Roshi me nga dy gola, më tej Xhaka, Ndoj, Balaj, Grezda dhe Ansi Agolli me nga një realizim.

ASISTET

Në Shqipërinë e Panuçit janë dhënë gjashtë asiste. Mes tyre, Roshi e Sadiku nga dy respektivisht dhe më tej Basha e Hyka nga një.

AKTIVIZIMET

Rekordi për minuta është i Etrit Berishës, më i preferuari i trajnerit në krye të kuqezinjve. Në radhë vijon Hysaj. Të vetmit lojtarë që kanë luajtur 14 nga 15 ndeshjet e Panuçit.

ZGJEDHJET

Mes lojtarëve që është aktivizuar më së shumti nga stoli, në krye të listës është Bekim Balaj, i cili ka nisur 6 ndeshje nga stoli. Ndërkohë, referuar zëvendësimeve, Eros Grezda është futbollisti i cili është ndërruar pesë herë.

Related posts

“ÇMENDET” JUVENTUSI/ Gati mega-oferta për mesfushorin finalist në Kupën e Botës

Isa.Autor

DISFATA NË SUPERKUPËN E SPANJËS/ Griezmann nuk përmbahet: Luajtëm skandal në mbrojtje dhe…

Delo.autor

SPECIALE/ Kriza e Real Madrid, fati i “Los Blancos” në duart e talentit

Delo.autor

Leave a Comment