Futboll Sport

“SUNING” HEQ ICARDIN NGA REKLAMAT/ Wanda ndjek Real Madridin (FOTO)

Dje Icardi i tha “Jo” Spallettit për rikthimin e tij në fushë, krizë që thellohet dhe vetëm presidenti Steve Zhang pritet t’i japë zgjidhje me sulmuesin zikaltër.

Megjithatë, kompania “Suning” që ka në pronësi Interin ka lidhur një marrëveshje të re në Kinë, me një kompani që shet produkte elektrike, e quajtur “AUX Group”, prej të cilës klubi do të arkëtojë disa të ardhura ekstra.

Ndryshe nga më parë, këtë herë në posterin e kësaj marrëveshje mungon Mauro Icardi, dikur i ndodhur në ballinë të çdo posteri, tani është Handanovic, i pasuar nga De Vrij, Lautaro, Skriniar dhe Perisic, argjentinasi është “zhdukur”.

Një “lojë” tjetër zhvillohet në rrjetet sociale, me Icardin që fillon e bën “like” në fotot e Joao Cancelo te Juventus, që festojnë fitoren ndaj Napolit. Ndërkohë Wanda Nara ka filluar të ndjekë në Instagram Real Madridin, pikërisht në ditët më të nxehta të çështjes “Icardi”.

Related posts

KLOPP MERR LAJMIN E MADH/ Ja ylli i Liverpool që rikthehet në prag të finales Champions

Delo.autor

E BUJSHME/ SHAQIRI mendon LARGIMIN nga Liverpool, pritet të luaj me klubin e…

Isa.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Edon Hasani: Vuanim shumë presionin e rezultatit, kjo na qetëson vetëm për një javë

Isa.Autor

Leave a Comment