Futboll Seria A Sport

Juve vendos një rekord në Serie A por Milani mbetet i paarritshëm

Juventusi “fluturon” në Serie A. Suksesi i rëndësishëm në San Paolo kundër Napolit i ka lejuar bardhezinjtë që të marrin fitoren e 23-të (nga 26 sfida) në këtë kampionat dhe të “arratisen” në +16 pikë nga blutë e Carlo Ancelottit. Kjo distancë midis vendit të parë dhe të dytë, në fakt, është regjistruar në Serie A në javën e 26-të në një rast: në sezonin 2006-2007, midis Interit dhe Romës.

Massimiliano Allegri ia ka dalë të regjistrojë rezultate të vazhdueshme pozitive në Serie A, por mbetet ta thotë fjalën e vet në Champions. Trajneri bardhezi ka fiksuar një seri rekordesh të jashtëzakonshme, që në fakt janë rishkrimi i librave të histories së këtij klubit. Me fitoren e ngushtë kundër Napolit, në fakt, kampionët italianë kanë siguruar rezultatin e 26-të të suksesshëm radhazi në transfertë (22 fitore dhe 4 barazime).

Kjo është ecuria më e mira larg shtëpie në Serie A për bardhezinjtë, që nga koha e Antonio Conte, i cili në mes të viteve 2011 dhe 2012 nuk u mund në 25 transferta të njëpasnjëshme. Rruga pa humbje e Juventusit filloi më 18 shtator 2011, me një sukses 1-0 në shtëpinë e Sienës (goli i Matrit). Pastaj, 25 ndeshje në transfertë radhazi pa e shijuar humbjen. Ecuria pozitive mori fund më 25 nëntor 2012, kur Milani fitoi 1-0 në “San Siro”, falë një goli të Robinhos.

Bardhezinjtë, përveç kësaj, mbeten i vetmi formacion ende i pamposhtur në pesë kampionatet e mëdha europiane, sezoni 2018-2019 (23 fitore dhe 3 barazime). Dhe nëse llogarisni edhe sfidat e sezonit të kaluar, Juventusi ka 30 ndeshje radhazi pa u mundur (data e fundit është 22 prilli 2018, kur bardhezinjtë u mundën nga Napoli në stadiumin “Allianz”).

Megjithatë, ky rekord pamposhtmërie i takon Milanit të Fabio Capello, në sezonet 1990-1991 dhe 1992-1993, që nuk u mposht për 58 ndeshje me radhë. Edhe rekordi i rezultateve pozitive në transfertë i takon Milanit, që nuk e njihte humbjen në sezonet 1991-1992 dhe 1993-1994, për 38 ndeshje larg nga “San Siro”.

Para përfundimit të këtij sezoni, Juventusi do të luajë edhe pesë ndeshje larg shtëpie (kundër Genoa, Cagliari, SPAL, Inter dhe Roma). Në rastin e rezultateve pozitive, ekipi i Allegrit do të shkonte në 31 ndeshje pa humbje në transfertë, ose 7 të tilla larg rekordit të Milanit. Ndërkohë, Juve është duke shijuar rekordin e tij të ri, në një ligë deri më tani me të vërtetë emocionuese.

Related posts

Van Dijk kërcënon Real Madridin në pragë të finales

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Të gjithë të “çmendur” pas Carvalho, menaxheri Mendes zbret personalisht në fushë

Delo.autor

KISHTE TEMPERATURË TË LARTË/ Ish-ylli i Partizanit përfundon në spital pas infektimit me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment