Futboll Seria A Sport

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME/ Ja kush vendosi që Icardi të mos grumbullohet me Interin

Telenovela “Icardi” nuk është në fundin e saj, përkundrazi. Mos-grumbullimi i sulmuesit argjentinas për ndeshjes që Inter do të luajë ndaj Lazio ka rikthyer polemikat. Icardi u stërvit me skuadrën këtë javë, por kur pritej që ai të ishte pjesë e grupit është lënë jashtë. Një vendim disi surprizë i trajneri Spalletti, që nuk ka në dispozicion edhe Lautaro.

Sulmuesi argjentinas e ka mësuar lajmin pikërisht nga konferenca e shtypit dhe mësohet se nuk e ka mirëpritur mirë këtë vendim të trajnerit. “Duke parë atë që ka ndodhur kohët e fundit, përfshi edhe stërvitjen e fundit, mendoj se është më e drejtë që lojtari të mos grumbullohet, pasi nuk është në gjendje të ndihmojë skuadrën”, tha Spalletti.

Ky vendim i trajnerit është mbështetur edhe nga klubi, por mbi të gjitha ka marrë miratimin e skuadrës. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, mësohet se kanë qenë vetë lojtarët ata që kanë këmbëngulur që Icardi të mos grumbullohet, pasi ai ende nuk ka kërkuar ndjesë për situatën e krijuar.

Në mbledhjen që trajneri Spalletti ka zhvilluar të premten me skuadrën, në fund ia ka deleguar fjalën sulmuesit argjentinas, duke i thënë “nëse ka ndonjë fjalë për shokët e ekipit”. Icardi i është përgjigjur duke thënë se “nuk ka asgjë për t’i thënë lojtarëve, pasi me ta është sqaruar”. Pra, sulmuesi qëndron stoik në idetë e tij dhe kjo situatë nuk i ka pëlqyer si trajnerit ashtu dhe lojtarëve.

Dhe në fund, të gjithë kanë vendosur në unanimitet që të mos grumbullojnë sulmuesin. Tashmë Icardi është braktisur edhe nga shokët eë tij të skuadrës dhe lamtumira nga Interi duket e pashmangshme në fund të sezonit

Related posts

E PABESUESHME NË BRAZIL/ Ja momenti kur tifozi i vjedh këpucën Neymar-it pasi zbret nga autobusi (VIDEO)

Delo.autor

Ronaldo në rolin e psikologut, i bën terapi Neymarit para çdo ndeshje

Isa.Autor

U INFEKUTA ME KORONAVIRUS/ Lajm i mirë për sulmuesin Broja, ylli i Kombëtares mposht COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment