Futboll Sport

JUVENTUS APO ATLETICO MADRID PËR HYSAJN? Flet babai: Ja e vërteta, ofertë konkrete ka bërë…

Elseid Hysaj është “telenovela” verore e merkatos së futbollistëve shqiptarë. Dhe është normale të ndodhë kështu: gjithnjë më të mirët dhe ata që luajnë në nivele të larta janë në qendër të vëmendjes.

Hysaj me babane

Ka pasur shumë spekulime sa i përket të ardhmes së tij dhe me gjasë do të ketë shumë të tilla deri më 31 gusht. Por çfarë ndodh në të vërtetë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare? A do të qëndrojë te Napoli? Ka shanse t’i bashkohet Sarrit te Juventusi? Sa është oferta që ka bërë Atletikoja e Madridit për shkodranin? Të gjitha këtyre pyetjeve u përgjigjet babai i futbollistit, Gëzimi. Kush më mirë se i ati e njeh situatën e tij…?

Në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport”, Gëzim Hysaj rrëfen prapaskenat e orëve të fundit, por thekson se i biri ndihet mirë në Napoli.

Çfarë po ndodh me Hysajn? Pse është lënë jashtë listës së të grumbulluarve të Napolit?

Nuk është e vërtetë kjo. Lista që ka publikuar Napoli është paraprake, por për saktësim po ju them se të gjithë futbollistëve të Napolit që janë thirrur së fundmi nga kombëtaret e tyre u është dhënë leje deri më 12 korrik. Kjo është e vërteta.

A do të jetë Hysaj pjesë e Napolit edhe për sezonin tjetër?

Së pari, dua të them se Elsi (i biri) është shumë i lumtur te Napoli. Ai ka edhe dy vite kontratë. Ndihet shumë mirë në Napoli. Me qytetin dhe tifozët kemi një raport të shkëlqyer. Napoletanët janë shumë të ngjashëm me shqiptarët, madje akoma më shumë me shkodranët. Kemi miq aty dhe realisht im bir ndihet shumë mirë. Sa i përket të ardhmes, asgjë nuk i dihet.

A ka pasur Hysaj oferta konkrete gjatë kësaj periudhe?

Po, ka pasur. Ofertë zyrtare, me sa di unë, ka bërë Atletiko e Madridit.

Po oferta të tjera? Është folur edhe për disa klube angleze…

Po tregohem shumë i sinqertë: me aq sa di unë, ofertë konkrete ka bërë vetëm Atletiko. Mundet edhe të ketë kontakte apo bisedime, por unë vetëm kaq mund të them me siguri.

Related posts

Shqipëria përmbys Hungarinë, kuqezinjtë fitojnë 3-1 në Ligën e Europës

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Italia e gatshme të hapë dyert e stadiumeve. Ja kur është planifikuar…

Delo.autor

Novak Djokovic dëmtohet sërish, në pikëpyetje prania në Wimbledon

Sadik.Autor

Leave a Comment