Futboll Sport

“SAUNA, FEMRA, DOLLARË”/ Ish-gjyqtari denoncon si deshën ta blinin para ndeshjes së Champions-it

Ishte sezoni 1995-1996. Dinamo Kiev priti Panathinaikos në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe besimi brenda ekipit ukrainas nuk ishte i plotë për fitore. Prandaj, drejtuesit u përpoqën ta kërkonin suksesin me metodën e ryshfetit. Përfaqësuesit e Dinamos dërguan dhurata dhe iu ofruan të gjitha llojet e luksit zyrtarëve të ndeshjes, të cilët rastësisht ishin spanjollë. Antonio López Nieto dhe ndihmësit e tij udhëtuan në Ukrainë për të gjykuar një ndeshje normale të Ligës së Kampionëve. Sidoqoftë, gjithçka ndryshoi sapo shkelën në territorin e Dinamos.

Hej, ne do të shkojmë të shohim qytetin, duam t’ju japim ndonjë dhuratë”, – iu thanë atyre nga klubi ukrainas. Dhe aty filloi një proces i tërë korruptimi në kërkim të favorizimit nga arbitrat. Kryesori spanjoll, i cili më vonë do ta raportonte atë skandal në UEFA, pasi refuzoi ryshfetin, kujtoi episodin në “Movistar”. “Është mirë që të relaksoheni me një sauna”, – i propozuan drejtuesit e klubit ukrainas arbitrit kryesor. Përgjigja e tij ishte e prerë: “Jo, para një ndeshjeje nuk është e mirë për trupin”. Dhe ai e dinte: “Sauna që ata ofronin ishte diçka një tjetër. Shkova në dhomë dhe kur isha duke bërë dush, më trokasin në derë dhe më japin një pako. Ishte një pallto vizonje”.

López Nieto u befasua: “Unë nuk kuptova asgjë”. Sidoqoftë, nuk do të vononte shumë që të kuptonte se çfarë po ndodhte. “Aty për aty bie telefoni i dhomës. Ishte një nga ndihmësit e mi. Më tha se i ishte dhënë edhe atij e njëjta dhuratë: Antonio, ata më lanë një pallto këtu. Unë i thashë prerë: Lëre aty, mos e prek”. López Nieto kujton kështu refuzimin e tij të dytë, por kishte akoma më shumë kurthe rrugës.

“Ne do të hanim drekën zyrtare me këta zotërinj. Dy Mercedes fillojnë të ecin nëpër pyll dhe të na çojnë në një lloj fshati. Ata shpjeguan se kjo ishte selia e Dinamo Kievit. Sidoqoftë, u befasova nga fakti se nuk kishte asnjë stemë apo mjet identifikues të klubit aty. Ajo që pashë në afërsi ishin disa vajza të reja, që vraponin në një situatë shumë provokuese”. Në fakt ishin prostituta, përmes të cilave tentuan të arrinin një marrëveshje.

Oferta e ryshfetit erdhi menjëherë më pas: “Njëri që ishte brenda, në një dhomë, donte të fliste me mua. Dhe ai më dha një copë letër, ku shkruhej: Antonio, fitorja e Dinamos, 30.000 dollarë për ty. Një fjali e qartë dhe gjithashtu e shkruar në spanjisht. Ishte e qartë se flitej për ryshfet pas këtyre detajeve të shumta. Kjo më shtyu ta godas atë, por e mora letrën”.

López Nieto u largua me ndihmësit e tij pa marrëveshje dhe ukrainasit u mërzitën. Ndeshja përfundoi duke i kontestuar ata, teksa arbitri spanjoll e denoncoi rastin në UEFA. Dinamo Kiev u dënua me një vit pezullim nga garat europiane.

Related posts

Menaxheri i Hysajt: Ka tre vite që i ka futur pilotin automatik

Q.Autor

Partizani i ul rrogën, kapiteni i të kuqve mban pezull rinovimin (SHIFRAT)

Sadik.Autor

FIFA nis hetimet, bllokon transferimin e Griezmann te Barcelona

Sadik.Autor

Leave a Comment