Futboll Seria A Sport

NGA JUVENTUSI TEK AL-DUAHIL/ Mbrojtësi maroken rrëfen: Isha “i djegur” përbrenda për të luajtur, kërkoja…

Nga Juventusi te Al-Duhail. Një zgjedhje jo e lehtë, por në fund të fundit, te Medhi Benatia mbizotëroi dëshira për të luajtur, siç thotë në një intervistë për “Sky Sports”. Në dhjetor isha me pushime në Dubai dhe kam biseduar me gruan e fëmijët e mi. U thashë se dua të luaj, ndaj duhet të gjeja një ekip tjetër.

Isha i djegur përbrenda për të luajtur, te Juventusi nuk e shihja më këtë mundësi. Natyrisht, atje kalova një eksperiencë të lumtur, kam lënë në ekip mjaft miq, për të cilët jam shumë i afërt. Sidoqoftë, kërkoja për të dhënë kontributin tim në fushë“, – nënvizon mbrojtësi maroken, i cili e ka fare për turp të tregojë atë, që ka luajtur një rol të madh në largimin e tij, Massimiliano Allegri.

Kur u kthye mbrapsht Bonucci, shkova te trajneri, i cili më siguroi: Unë kam nevojë për ju, do të keni kohë për të luajtur, ju jeni pjesë e bërthamës së ekipit. Pastaj, gjërat ndryshuan. Pavarësisht situatës, nuk pati probleme mes meje dhe atij. Edhe trajneri më uroi më të mirën”, – shtoi marokeni. 

Nuk ka hatërmbetje, gjithsesi, sepse Benatia ka kaluar vite pozitive me Allegrin: Nëse ne shikojmë rezultatet, trajneri bëri mire. Ai, gjithashtu, na udhëhoqi drejt dy finaleve të Ligës së Kampionëve. Kjo do të thotë se ka merita, se është një trajner i mirë, i cili e kupton futbollin. Nëse nuk është i duhuri fituar Champions-in? Shpresoj ta bëjë këtë, por nuk e di, nuk ia lejoj vetes të gjykoj për këtë pjesë“.

Mbrojtësi maroken pati njëfarë kohe për të njohur dhe admiruar Cristiano Ronaldon në Torino: “Kur e sheh atë në trajnim, e kupton se është një kampion nga të gjitha këndvështrimet. Ronaldo punon më shumë se çdo lojtar tjetër, është një makinë e vërtetë lufte. Edhe në nivel personal është shumë i zgjuar. Spikat me përulësinë e pabesueshme, me dëshirën e madhe për të fituar dhe për të qenë më i miri në botë. Kjo nuk është arrogancë, por bindje në cilësitë e tua”. 

Dy fjalë ka Benatia edhe për përballjen mes Atletico Madridit dhe Juventusit, në Champions, kur ndeshja e parë ka përfunduar me fitoren 2-0 të “rojiblancos”: Atletico Madrid është një ekip shumë i vështirë për t’u përballur. Ata luajnë pak dhe përpiqen vetëm të përfitojnë nga gabimet tuaja. Pastaj, janë të rrezikshëm në kundërsulm, janë gati të vdesin në fushë. Unë e pashë ndeshjen e parë.

Sipas mendimit tim, me cilësinë që ka, Juventusi mund të luajë shumë më mië. Besoj se me lojtarë si Pjanic, Dybala, Ronaldo, Douglas Costa, përmbysja është e mundur. Si një tifoz i bardhezinjve që jam, besoj se asgjë nuk ka përfunduar. Juve ka kualitet për ta kaluar raundin dhe për të shkuar në finalen e Ligës së Kampionëve“. 

Related posts

Chelsea përgatit 100 milionë euro për “yllin” e Real Madrid

Sadik.Autor

ANALIZA/ Bayern Munich, një makineri perfekte që mundi edhe… teknologjinë

Delo.autor

Klopp: Salah ka të majtën më të mirë në botë? Mos harroni Messi-n

Q.Autor

Leave a Comment