Futboll Premier League Sport

TRAJNER APO PRESIDENT I BARCELONËS? Iniesta jep përgjigjen surprizë, ja e ardhmja tij

Andres Iniesta, aktualisht futbollist i Vissel Kobe, është një nga protagonistët më të mëdhenj të numrit të fundit të revistës “Panenka”. Ish-kapiteni i Barcelonës do të fillojë sezonin e tij të dytë në futbollin japonez. Lidhur me përshtatjen në kampionatin e këtij vendi aziatik, Iniesta pohon: Tani jam më i adaptuar me të gjitha gjërat, si në jetën e përditshme, edhe në aspektin sportiv. Brenda vetes ndihem më mirë dhe shumë i qetë. Fillimi nuk ka qenë i lehtë për mua këtu. Çdo ndryshim gjeneron stres”.

Dy fjalë për të ardhmen, trajner apo president i Barcelonës: Nuk mund të zgjedh tani, sepse ende po luaj futboll, por rolin e trajnerit e shoh si alternativë në të ardhmen. Presidencën nuk e mendoj. Më shumë e shoh veten si një komentator, sesa president i Barçës“. 

Duke iu referuar një niveli tjetër futbolli në Japoni, ndryshe nga La Liga, ish-mesfushori katalanas shtoi: Këtu kam gjetur një tjetër klub, shokë të tjerë, stadiume të tjera, lloje të tjerë rivalësh… Të gjitha ndikojnë, por niveli i futbollit këtu është i mirë. Po e shijoj si eksperiencë. Në përgjithësi, futbolli në Japoni është shumë i shpejtë, mjaft fizik, ka pak pauza. Praktikisht, futbollisti japonez është i shpejtë, i zgjuar, i aftë dhe shumë dinamik. Kjo është diçka, që unë e doja. Niveli i kampionatit këtu më befasoi për mirë“.

Natyrshëm pyetet edhe për ish-skuadrën e tij të zemrës, a e ndjek atë përmes televizorit. Andres përgjigjet: Me ndryshimin e orari këtu është praktikisht e pamundur për t’i parë ndeshjet e Barcelonës. Mund ta bëj këtë vetëm nëse rri pa fjetur. E mbështes nga larg Barcelonën, si një tifoz i saj. Mendoj se është duke bërë shumë mirë”

A do t’i pëlqente një përballje me ish-skuadrën e tij? “Natyrisht, të luash kundër saj është diçka e veçantë për çdo futbollist, por mua nuk do të më pëlqente të konkuroja drejtpërdrejt me Barcelonën, në kuptimin e të garuarit brenda kampionatit spanjoll, ose në Europë. Çdo gjë tjetër do të ishte e mirë”, – përfundon gjeniu i mesfushës. 

Related posts

Ramos thyen rekord negativ, lojtari më i ndëshkuar në histori të La Ligas

Q.Autor

Chelsea heq dorë nga Enrique, tani kërkon një tjetër trajner

Sadik.Autor

Ronaldo “Fenomeni” bën gati 30 milionë euro për t’u bërë president në Spanjë

Sadik.Autor

Leave a Comment