Futboll Sport

TRASPORTOI 4 TON KOKAINË NË SHBA/ Arrestohet nga DEA ish-futbollisti i La Ligas, dyshohet se…

Ish-futbollisti Xhon Viafara është arrestuar ditën e djeshme si i dyshuar për trafik droge. 40-vjeçarit i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Sauthemptonit dhe Porsmuthit në Angli si dhe Real Sosiedadit në La Liga, iu vunë prangat në qytetin kolumbian të Kalit, pas një operacioni të DEA-s amerikane me policinë lokale.

Viafara dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal, që ka transportuar 4 ton kokainë në SHBA. Kolumbiani, që dyshohet të jetë anëtar i një karteli lokal të drogës.40-vjeçari ka luajtur edhe 34 ndeshje me kombëtaren e Kolumbisë, në mes të viteve 2003-2010. Ai u tërhoq nga futbolli në vitin 2015.

Related posts

RONALDO “THYEN” RREGULLAT E FIZIKËS/ Shikoni si CR7 shënon nga prapa portës (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Milan me mungesa, humbet mesfushorin për ndeshjet e ardhshme

Delo.autor

FITOI BETEJËN ME KORONAVIRUSIN/ Shërohet dhe “Perandori” nga COVID-19: Më besoni, s’ishte e lehtë!

Delo.autor

Leave a Comment