Champions League Futboll Sport

STATISTIKAT/ Ndeshja Real Madrid-Inter, nuk do ta besoni dot sa vite kanë “Zikaltërit” pa fituar në “Bernabeu”

– Reali i Madridit dhe Interi do të përballen për herë të 19-të në kompeticionet europiane me një bilanc prej 9 fitoresh të spanjollëve, 7 të italianëve dhe 2 barazimeve.

– Interi zbret në shtëpinë e Realit për të 9-ën herë, ndërsa në 8 precedentët e kaluar numëron 7 humbje dhe vetëm 1 fitore, atë 0-2 më 1 mars 1967, në një ndeshje të vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Kampioneve. Zikaltrit kanë plot 54 vjet pa fituar në “Santiago Bernabeu”.

– Përballja e fundit në “Bernabeu” daton më 3 nëntor 2020, në fazën e grupeve të Champions League, kur madrilenët fitonin 3-2.

– Interi ka fituar vetëm 1 nga 11 takimet e fundit ndaj një skuadre spanjolle në Kupat Europiane: atë me Getafen me rezultatin 2-0 në Europa League në gusht 2020.

– Suksesi më i fundit i Interit në tokë spanjolle në Europë është sfida e fituar me Valencian 1-5 në tetor 2004. Që pas asaj ndeshjeje, në Spanjë zikaltrit kanë koleksionuar 6 humbje dhe 1 barazim.

– Luka Modriç nëse gjen rrugën e rrjetës ndaj zikaltërve do të arrijë në kuotën e 100 golave në Champions League, duke u bërë lojtari i 10-të i historisë madrilene që arrin një shifër të tillë. Nga futbollistët aktualë vetëm Benzema, Kros e Marselo kanë arritur në të tillë numra.

Related posts

NDODH ÇMENDURIA/ Milani e MASHTRON keq Juventusin për HIGUAININ (DETAJE)

Isa.Autor

HISTORIKE/ Ylli i Francës shënoi golin e 8000-të në Ligën e Kampionëve

Isa.Autor

RRËFEN NJË EPISOD SHOKUES/ Ish-mesfushori i Ajaxit: Putha Ibrahimovic në buzë, ja çfarë bëri ai më pas…

Delo.autor

Leave a Comment