Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Marotta përgatit goditjen e dyfishtë nga Barcelona, ja emrat

Nuk është lajm fakti që Rakitic është në objektivin e Inter. Kroati pëlqehet shumë nga Marotta që në fakt duhet të zgjedhë nëse do të synojë atë ose Modric për mesfushën zikaltër, aty ku është i detyrueshëm revolucioni.

Në orët e fundit, bujshëm po qarkullon lajmi se Marotta po përgatit një goditje të dyfishtë pikërisht për përforcimin e Inter me futbollistë të Barcelonës. Kështu, veç Rakitic, në preferencat e zikaltërve është edhe André Gomes.

Mesfushori portugez në pronësi të Barcelonës ka bërë një sezon të mirë me fanellën e Everton, aq sa për të tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Inter.

Referuar raportimeve të medias spanjolle “Sport”, drejtuesit e Inter janë takuar me futbollistin dhe menaxherin e tij, duke i kërkuar që të marrë sa më shumë kohë në raport me Everton, që nga ana e vet është gati të paguajë 25 milionë euro te Barça për të blerë përfundimisht kartonin e Andre Gomes.

Nëse zikaltërit do të sigurojnë pjesëmarrjen në Champions League, atëherë do të kalonin në epërsi, për të nisur diskutimet me Barcelonën dhe për të rrëmbyer kështu portugezin nga Everton.

Related posts

PAS RIKTHIMIT NË “BERNABEU””/ Zidane ka në listë 6 lojtarë të vlefshëm, ja emrat e bujshëm

Delo.autor

NUK E KISHIM PARË/ Në mbrëmjen e djeshme në “SAN SIRO” ka qenë BLERJA më e re e MILANIT (FOTO)

Isa.Autor

“ARRATISET” PËR TË DASHURËN/ Prokurori kërkon 6 muaj burg për sulmuesin e Real Madridit

Delo.autor

Leave a Comment