Futboll Seria A Sport

MAROTTA FLUTURON DREJT SPANJËS/ Interi i rikthehet “fiksimit” të vjetër, bën pazar tek…

Interi do ta ketë një sy nga sulmuesi Malcom Filipe Silva de Oliveira, i njohur thjesht si Malcom. Ky i fundit u bashkua me blaugranët verën e kaluar, pasi ra dakord parimisht me Romën, por pastaj vendosi të fluturojë drejt Katalonjës. Te Barcelona ka luajtur pak, ndaj duket se sulmuesi në fjalë do të jetë i hapur për të lëvizur sërish kësaj vere.

Në fakt, braziliani nuk u largua kurrë nga radarët e Interit, një nga klubet e para të interesuara për të vitin e kaluar. Propozimi për ta huazuar, me të drejtën e blerjes përfundimtare, bërë nga zikaltrit, nuk mjaftoi për ta bindur Bordo që ta lejonte brazilianin të largohej drejt Milanos. Tani, një vit më pas, Interi është gati të formulojë një ofertë krejt tjetër, siç raportohet nga “Corriere dello Sport”.

Malcom ka luajtur vetëm në 15 ndeshje me kampionët e Ligue 1 në këtë sezon, duke shënuar 3 gola. Ai nuk ka mundur të gjejë hapësirat që ëndërroi në “Camp Nou”, i mbetur tërësisht në hijen e Ousmmane Dembele, gjithnjë e më i paprekshëm te Barcelona.

Interi është vigjilent dhe gati për të përfituar nga ky moment vështirësie i brazilianit, duke e joshur që të largohet nga Spanja dhe t’i bashkohet projektit zikaltër. Kërkesa do t’i bëhet Barcelonës, duke tentuar huazimin fillimisht, me të drejtë blerje përfundimtare. Për ta marrë lojtarin në La Liga, Barcelona pagoi mbi 40 milionë euro vitin e kaluar.

Related posts

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Shihen shenja tymi, zbulohen detajet e para të aeroplanit ku ishte futbollisti (FOTO)

Delo.autor

Rikthimi i Chamberlain, ja çfarë thotë Klopp

Delo.autor

DIKUR VENDOSNIN DIKTATIN NË EUROPË/ Natë magjike: AJAX kualifikohet në 1/16-at pas 12 vitesh

Isa.Autor

Leave a Comment