Futboll La Liga Sport

U TRANSFERUA NË MERKATON E JANARIT/ Barcelona “dëbon” dy ish-futbollistët e Milanos tek…

Kevin Prince Boateng do të rikthehet te Sassuolo në fund të sezonit. Sipas medias katalanase “RAC1”, Barcelona nuk do të aplikojë opsionin e saj për blerjen e ish-futbollistit të Milan, që u transferua te ekipi blaugrana gjatë merkatos së janarit.

Katalanasit nuk do të “dëbojnë” vetëm mesfushorin ganez, por edhe futbollistin tjetër të mbërritur në huazim gjatë merkatos së dimrit, ish-interistin Jeison Murillo.

Për këtë të fundit Barcelona kishte konkorduar me Valencian një opsion blerje në shumën 25 milionë euro në fund të huazimit.

Nga ana tjetër, Boateng që ka gjetur shumë pak hapësira te katalanasit që nga transferimi i tij, do të mund të bëhej futbollist i Barcelonës me efekte të plota për vetëm 8 milionë euro, por sipas medieve spanjolle, klubi blaugrana do të “dëbojë” të dy futbollistët që në të kaluarën kanë luajtur në skuadrat rivale të Milanos.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Erkand QERIMAJ: Kujtohen për ne vetëm kur fitojmë MEDALJE. Në BOTËROR synoj…

Isa.Autor

“DO TË LARGOJ ZIDANE DHE TË MARR TRAJNER…”/ Habit kandidati i ri për president tek Reali: Do rikthehet Ronaldo

Delo.autor

PRIVILEGJ PËR GJYQTARIN SHQIPTAR/ Enea Jorgji do gjykojë përballjen Inter-Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment