Futboll Sport

“DIVORCI” I YLLIT ME ARGJENTINËN/ Raymond Domenech ironik: Higuain duhej të ishte kthyer në…

Higuain-Argjentina, divorci tashmë është përfundimtar. Pipita do të largohet nga “Seleccion” pas 75 ndeshjesh dhe 31 gola.

Një mesatare e rëndësishme, që gjithsesi nuk mjaftoi për të bindur tifozët “Albiceleste”. Ndërkohë që konsumohet lamtumira e zhurmshme, ka nga ata që mendojnë për të kaluarën.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin e përfaqësueses së Francës, Raymond Domenech, që ka komentuar me ironi lajmin.

“Duhej thjeshtë të ishte kthyer në shtëpi! E them shpesh duke qeshur, edhe pse nuk kam patur kurrë mundësinë që të komunikoj direkt me atë. Pyes akoma veten nëse ai e mendoi ndonjëherë atë mundësi”, deklaroi Domenech.

Rasti të cilit i referohet Domenech daton në 2006, kur Gonzalo luante te Real Madrid: Argjentina apo Franca? Pikërisht, sepse Pipita ka patur gjithmonë pasaportën argjentinase, por ka lindur në Brest të Francës dhe do të mund të përfaqësonte “Gjelat”.

Asaj kohe Higuain refuzoi ftesën e mbërritur nga përfaqësuesja franceze dhe zgjodhi “Seleccion”. Një vendim që tashmë është vënë sërish në diskutim nga ish-trajneri i Francës.

Related posts

Neymar vendos për të ardhmen. Ja ku do ta shohim… (FOTO)

Q.Autor

MIQËSORE/ Laçi “tërmet” 7 ballë Strugës, shkëlqen blerja e re me një dopietë

Delo.autor

SUPER NDESHJA CITY-UNITED/ “Djajtë e Kuq” barazojnë, shënon blerja e kritikuar (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment