Futboll Premier League Sport

VAZHDOJNË KRITIKAT PËR SARRIN/ Mourinho: Ja ky është vështirësia e tij më e madhe…

Jose Mourinho ka mbrojtur trajnerin italian Maurizio Sarri, që është vënë në qendër të kritikave javët e fundit te skuadra e Chelsea për rezultatet zhgënjyese. Ish-trajneri i Napolit është në sezonin e tij të parë në Premier League dhe ambientimi i tij me këtë kampionat është problemi i tij më i madh. I këtij mendimi është Mourinho, që tha: “Sarri është një trajner me 20 vite përvojë, ndaj në Premier ka ardhur një trajner gati për këtë aventurë”, shprehet portugezi.

“Ky është vetëm sezoni i tij i parë dhe vështirësia e tij më e madhe aktualisht është të përshtasë stilin e tij të lojës, ashtu siç pati bërë te Napoli. Premier League është një kampionat ku ndonjëherë duhet të dalësh nga identiteti yt, nga karakteristikat e tua të lojës, për t’u adaptuar me ato të kundërshtarit”, tha Jose Mourinho.

Më tej trajneri portugez i jep një këshillë Sarrit: “Maurizio duhet të kuptojë sa më shpejt filozofinë e lojës në Angli dhe më pas do të jetë i suksesshëm. Nëse qëndron te Chelsea edhe sezonin tjetër do të jetë më i përgatitur në këtë drejtim dhe do të triumfojë më kollaj me skuadrën që ka. Vitin tjetër mund të fitojë titullin”, u shpreh Mourinho.

Related posts

“MOS U DORËZO”/ Terapisti i Kombëtares me COVID-19, “Kuqezinjtë” i dedikojnë një fanellë speciale (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Kamza: Cungu godet sërish. Rroca shënon të tretin, 3 minuta pasi erdhi nga stoli

Delo.autor

NJË REGJIZOR PËR CR7/ Al-Nassr rezervon liderin e Real Madrid (FOTO)

F.autor

Leave a Comment