Futboll Seria A Sport

VIJON KAOSI TEK INTERI/ Icardi refuzon ndërmjetësit, kërkon të takojë “bosin” e madh

Beteja se kush është më i fortë tek Interi vijon ende. Madje tani sfida mes klubit zikaltër dhe sulmuesit Mauro Icardi do të kalojë në një fazë tjetër. Sipas “Corriere Dello Sport”, sulmuesi nuk ka ndërmend të ulë hundën dhe t’i kërkojë falje skuadrës.

Mediat italiane konfirmojnë se Icardi ka kërkuar të zhvillojë një takim “kokë më kokë” me presidentin e Interit, Steven Zhang. Madje është gati të shkojë në Kinë ta takojë në rast se është e nevojshme. Takim ku ai do të shfryjë dufin dhe kërkojë llogari për të ardhmen e tij.

Icardi nuk dëshiron më të takojë Beppe Marotta apo përfaqësuesit e tjerë të klubit zikaltër, por kërkon ta zgjidhë këtë çështje direkt me presidentin. Pas deklaratës së ditëve të fundit në rrjetet sociale klubi po mendon të gjobisë lojtarin, çka mund ta tensionojë edhe më tej situatën.

Marotta do të zyrtarizojë javën e ardhshme ofertën e Interit, 7 milionë euro në sezon (përfshi edhe bonuset) deri në vitin 2023. Këtu klubi ziklatër do të testojë sulmuesin, nëse vërtet e dashuron fanellën ziklatër, siç thotë, apo e ka mendjen te paratë.

Related posts

ËSHTË “MOTORRI” I INTERIT/ Barella me mision të dyfishtë me “Zikaltërit” dhe Italinë

Delo.autor

REALIZOI DOPIETË NDAJ INTER ESCALDES/ Sulmuesi Plaku: Rasti në fund mund të hidhte poshtë gjithçka…

Delo.autor

SFIDA NDAJ ANGLISË PËR “KATAR 2022″/ Laçi: Në “Wembly” shkojmë për rezultat pozitiv

Delo.autor

Leave a Comment