Ekskluzive Futboll La Liga Sport

“PLESHTI” PO STËRVITET VEÇ/ Barcelona merr lajmin e keq, Messi rrezikon të…

Barcelona ka një sfidë të rëndësishme kundër Valencias të Shtunën, por  lajmi i keq është se do të luajnë pa Lionel Messi pasi pas demtimit vazhdon të stërvitet ndryshe nga nga skuadra dhe në mbiqyrje të plotë.

Ndeshja në shtëpi ndaj Valencias do të jetë e para nga shtatë sfidat midis 14 shtatorit dhe 6 tetorit. Një ndeshje çdo tre ditë.

Pa Messin, Barcelona ka luftuar. Ata humbën terrenin e tyre në LaLiga 1-0 ndaj Athletic Club përpara se të mposhtnin Real Betis 5-2 në shtëpi dhe më pas barazuan 2-2 kundër Osasunas.

Messi pësoi lëndimin përsëri në 5 gusht, ditën e parë që u kthye për para-sezonin pas pushimeve, pasi u tërhoq nga fusha duke lënë përgjysmë seancën pasi ndjeu disa shqetësime në pjesën e prapme të këmbës së djathtë. Dëmtimi do të thotë se “Pleshti” humbi turneun e Barcelonës në Shtetet e Bashkuara.

Testet mjekësore treguan se Leo kishte një dëmtim në muskulin e tij të këmbës, dhe këtë e bëri publike klubi: “Testet kanë treguar se ai ka një lëndim të shkallës së parë në këmbën e tij. Evolucioni i tij [nga dëmtimi] do përcaktojë disponueshmërinë e tij.

“Messi tani ka kaluar 37 ditë pa mundur të luajë. Është koha e tij më e gjatë pa luajtur pasi ligamenti i kolateralit të brendshëm në gjurin e tij të majtë u thye në 26 shtator 2015, gjatë një ndeshje kundër Las Palmas. Kjo lëndim e mbajti jashtë për 51 ditë.

Shpresa është se Messi mund të jetë i disponueshëm për tu paraqitur në sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund në “Signal Iduna Park” në 17 Shtator, qoftë si fillestar, qoftë nga pankina.

Në seancën stërvitore të mëngjesit të sotëm, Luis Suarez – gjithashtu me siklet mori pjesë në disa nga punët e grupit, kështu që shpresat janë se Uruguajiani mund të luajë kundër Valencias.

Marc-Andre ter Stegen, Carles Alena dhe Frenkie de Jong janë rikthyer të gjithë pasi kanë qenë me ekipet e tyre kombëtare, U21 në rastin e Alena. Ndërsa Ronald Araujo, Alex Collado, Riqui Puig, Kike Saverio dhe Carles Perez nga ekipi B të gjithë u bashkuan seanca si dhe lojtarët e Juvenil A, Arnau Tenas dhe Ansu Fati. /Alpesport.al

Related posts

Modric: Ronaldo dhe Messi e kanë arritur kulmin, janë të pakrahasueshëm

Sadik.Autor

ZYRTARE/ “Fenomeni” Ronaldo nuk ndalet, bëhet aksioner i klubit të…

F.autor

INSISTON RAKITIÇ/ Messi më i miri i të gjitha kohëve, ama këtë vit Modriç…

Isa.Autor

Leave a Comment