Futboll Sport

YLLI LUAN ME KOMBËTAREN E BRAZILIT/ Everton Soares: Milani është një klub i madh, mund të…

Po e mendon prej kohësh, por siç duket nuk është vetëm një ide… Objektivi i radhës për Milanin është sërish në Brazil, duke ndjekur gjurmët e Lucas Paqueta. Quhet Everton Soares dhe luan me Gremion e Porto Alegre dhe kombëtares së Brazilit. Në një lidhje me Sportmediaset, pas miqësores së fituar ndaj Çekisë, sulmuesi i krahut, që është i datëlindjes 1996, ka folur rreth interesimit kuqezi:

“Jam i lumtur për interesin e Milanit, që është një skuadër e madhe dhe me histori të pasur. Të shohim se si do të përfundojë. Bëj shpesh shaka me Paqueta. Nëse gjithçka shkon siç duhet, mund të bëhemi shok skuadre”.

Kosto – Çmimi i Evertonit rrotullohet te 40 mln eurot, edhe pse ka një klauzolë prej 80 mln eurosh: Milani dëshiron të mbyllë gjithçka në verë. Leonardo, pasi ka peshkuar Paqueta, dëshiron të shtojë edhe një tjetër “xhevahir” në skuderinë kuqezi, që në historinë e saj ka pasur në gjirin e ekipit brazilianë të vlefshëm.

Related posts

MPOSHT “BAVAREZËT”/ Borussia Dortmund fiton Superkupën e Gjermanisë (VIDEO)

Delo.autor

Reali Madridi “provokon” sërish Federatën e Futbollit Spanjoll

Isa.Autor

Conte kërkon “votëbesim” nga Chelsea, gati ta zgjasë kontratën

Q.Autor

Leave a Comment