Futboll Ligue 1 Sport

ISH-FUTBOLLISTI FRANCEZ/ Christophe Dugarry: Unë do të shisja për 250 milionë euro yllin…

Ish-futbollisti francez, Christophe Dugarry ka folur në “RMC Sport”. Aty, ai zakonisht komenton çështjet që kanë të bëjnë me PSG. Ditët e fundit, Kylian Mbappé dhe Neymar kanë qenë në qendër të vëmendjes, pasi janë dëshira të klubeve të mëdha europiane, sidomos të Real Madridit. Nëse kampionët e Ligue 1 do të detyroheshin të shisnin njërin prej tyre, Dugarry është i qartë për zgjedhjen. Ky do të ishte braziliani.

“Unë do të shisja Neymar, në qoftë se merrja prej tij 250 milionë euro. Në këtë mënyrë, përveçse kursej pagën e tij, mund të blej tre, ose katër djem të fortë në vendin fqinj. Unë shoh se ka të tillë te Liverpool. Neymar luan vetëm gjashtë muaj, prandaj ka shumë nëse… Nëse e shoh veten me lojtarë, të cilët nuk janë të nivelit të tij, do ta mbaja, sigurisht”. 

Related posts

NIS EPOKA XAVI TEK BARCELONA/ Ja prova që duhet të kalojnë lojtarët çdo mëngjes para stërvitjes…

Delo.autor

FESTË NË FAMILJEN SCHUMACHER/ Michael “e pret” ditëlindjen e 51 në krevat

Delo.autor

DEBUTOI 60 VJEÇ NË CHAMPIONS NË AMERIKËN E VERIUT/ Zv. presidenti i Surinamit u shpërndan para rivalëve pas ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment