Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT ME LAÇIN/ Trajneri Stojku: Futbolli nuk matet me rastet e humbura, për penalltinë…

Pas barazimit të Kamzës me Laçin me rezultatin 1-1, ka folur tekniku i Gentian Stojku.

Ndjeni keqardhje, ishte penalltia?

Nuk dua të merrem me këtë pjesë. Në ndeshjen e parë me Kukësin kemi luajtur shumë mirë, edhe sot luajtëm mirë. Kemi detyruar kundërshtarin të luaj me topa të gjatë. Jam shumë i kënaqur me lojtarëtd eh ato që kanë bërë.

Sa besoni te mbijetesa?

Unë besoj te matematika. Deri sa matematika të na i lejoj do të vazhdojë të besoj.

Mendoni se ishte i drejtë Hamiti sot?

Unë dua të merrem vetëm me pjesën e fushës. I kam dalë në krah arbitrit. Dua ta shoh vet dhe qartë ka qenë apo jo. Unë i kam dalë në krah Hamitit mos të ndodhë asgjë.

Keni gabuar në 10 minutat e fundit, kaq shumë iu vështirësi Laçi?

Kur është një ndeshje me presion të tillë. Në minutat e fundit detyrohesh të tërhiqesh. Futbolli nuk matet me rastet e humbura, pasi edhe ne humbëm raste.

A i druheni një vendimi me dënim ose me heqje pikësh?

Unë s’dua të ketë një dënim të tillë, asnjë trajner se do për ekipin e tij. Unë jam munduar të ruaj qetësinë sa të normalizohet gjëndja.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i “Djajve të Kuq” arrin marrëveshjen me francezin, rinovon kontratën deri në…

Delo.autor

E BUJSHME/ Barcelona kërkon përformcime, zbulohet arsyeja e vërtetë e shitjes së Arthur

Delo.autor

DERBI I ITALISË/ Aksion i mrekullueshëm dhe gol, por arbitri hidhëron Ronaldon (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment