Futboll Kombëtarja Sport

ZBULON BISEDËN/ Hysaj: Ja çfarë i thashë Strakoshës pas përjashtimit

Elseid Hysaj ka folur para startit të eliminatoreve në Kampionatin Europian 2020.

Në një deklaratë për mediat, mbrojtësi shkodran ka dhënë mendimin e tij për situatën delikate që po kalon Kombëtarja pas përjashtimit të Strakoshës nga trajneri Panucci.“Jam i lumtur që do të luaj në shtëpinë time si kapiten. Strakosha duhet ta kuptojë gabimin pasi në Kombëtare nuk dënohesh pa arsye. Kam folur me atë dhe i kam ofruar mbështetjen sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Kush gabon duhet të paguajë gabimin. I kamë thënë të rri i qetë dhe të vë mend për herët e tjera. Nuk ka arsye përse të largohet nga Kombëtarja pasi ai duhet të kuptojë gabimin që ka bërë për të mos e përsëritur. Disiplina është e rëndësishme”, tha ai.

Kujtojmë që ditën e premte në orën 20:45 në “Loro Boriçi” Shqipëria do të presë Turqinë në ndeshen hapëse për eliminatoret e Kampionatit Europian 2020.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME/ Milani nuk ka ndërmend të ndalet, një emër i ri për sulmin vjen nga Premier League

Delo.autor

HYSAJ dhe ALBIOL zbulojnë talentin e fshehur, ja çfarë poston shqiptari (VIDEO)

Isa.Autor

PËRBALLJE DRAMATIKE NË “SAN SIRO”/ “Kuqezinjtë” e pësojnë në minutat e fundit, Lecce i prish festën Piolit në debutim

Delo.autor

Leave a Comment