Futboll La Liga Sport

DEKLARATA E PIQUE NDEZ DERBIN “KATALANAS”/ Trajneri i Espanyol ironik: Disa vlera janë më të rëndësishme se…

Nuk ka vonuar përgjigjia nga Espanyol, në prag të derbit të La Liga-s me Barcelonën. Gjithçka nisi nga një deklaratë e Gerard Pique, i cili tha se vetëm ai ka më shumë para se sa buxheti i një sezoni të kundërshtarit: Unë kam më shumë para se sa buxheti i Espanyol këtë vit. Jo vetëm 57 milionë euro, kam shumë më tepër se kaq“.

Në fakt, trajneri i katalanasve, Ernesto Valverde, u mundua t’i hedhë ujë këtij zjarri të ndezur nga qendërmbrojtësi i tij, duke thënë se vlerat e Espanyol nuk mund të maten me euro. Sidoqoftë, kolegu tek Espanyol, Rubi, e anashkaloi Pique, por pa lënë pas ironinë:

Kjo është konferenca ime e dytë e shtypit para një derbi dhe në secilën prej tyre nuk kam dashur t’i referohem atij. Nuk më pëlqen t’i përgjigjem. Ne jemi shumë të fokusuar te ndeshja e së shtunës, të cilën duam ta fitojmë.

Ashtu siç klubi ynë beson, disa vlera janë më të rëndësishme se sa ato ekonomike, si përulësia. Ndaj, nuk ia vlen t’i përgjigjem Pique. Jam në një klub fantastik, ku mbizotëron përulësia.

Për sa kohë që të jem trajner, Espanyol do të jetë i respektueshëm për këdo. Më kanë bërë pesë pyetje në lidhje me Pique, por unë nuk dua të merrem fare me të. Ne jemi shumë larg këtij absurditeti, kemi mjaft për të qenë një Espanyol i madh, që i shkakton shqetësim çdo kundërshtari”

Related posts

KUPA E MBRETIT/ “Katalanasit” mposhtin Leganes me “Manita” dhe sigurojnë çerekfinalen

Delo.autor

ZYRTARE/ Shkelën rregullat e Covid-19, Anglia përjashton talentin e Manchester City dhe United

Delo.autor

Presidenti hyri në fushë me armë në brez, PAOK-u rrezikon dënimin

Q.Autor

Leave a Comment