Futboll Seria A Sport

IU OFRUA ROLI I DREJTORIT TË RI TEKNIK/ Ja kushtet që Maldini vendos për të qëndruar tek Milan

Pas lamtumirës së Leonardos dhe Gattusos, Ivan Gazidis po përpiqet që të bindë Paolo Maldinin për të qëndruar në Milano.

Kuqezinjtë në fakt i kanë ofruar ish-kapitenit rolin e drejtorit të ri teknik.

Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se Maldini ka kërkuar disa ditë kohë për t’u menduar, teksa pritet që deri në fund të kësaj jave, ndoshta edhe sot, Maldini t’iu kthejë përgjigje drejtuesve të klubit.

Sipas “Gazzeta Dello Sport”, 50-vjeçari i ka vendosur disa kushte drejtuesve, teksa mësohet se ka kërkuar një buxhet specifik për të vepruar në merkato.

Përveç kësaj, ish-kapiteni do të ketë dorë të lirë në zgjedhjen e stafit teknik për të punuar se bashku me ta në fushën teknike.

Maldini dëshiron gjithashtu një autonomi shumë të gjerë vendimmarrëse.

Elliot dhe Gazidis janë duke vlerësuar kushtet e ish-kapitenit, ndërkohë që shqetësim serioz mbetet buxheti, i cili pritet të jetë i kufizuar për arsye të bilancit.

Në rast se palët do të bien dakord, kuqezinjtë do të fillojnë të mendojnë seriozisht për trajnerin e ri që do të zëvendësojë Gattuson.

Dy emrat që kryesojnë listën në këto momente janë Marco Giampaolo dhe Simone Inzaghi.

Trajneri aktual i Sampdorias duket të jetë më i favorizuar për të zënë vendin e Gattusos.

© SYRI.net

Related posts

KORONAVIRUSI PO PËRHAPET ME SHPEJTËSI/ Wanda Nara udhëton drejt Parisit me maskë (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Salernitana-Milan. Rezultati 2-2

Delo.autor

KONTRATA E “JETËS”/ Ja shuma e majme që do të përfitojë Edon Hasani te skuadra turke

Delo.autor

Leave a Comment