Futboll Premier League Sport

ZBULON MERKATON E LIVERPOOLIT/ Klopp: Ja çfarë do të ndodhë verën e ardhshme

Trajneri gjerman Jurgen Klopp beson se skuadra që ai ka në dispozicion është e kompletuar, ndaj në merkaton e verës nuk do të bëjë asnjë blerje “big”. Liverpool shpenzoi 140 milionë stërlina vitin e kaluar për të blerë vetëm dy lojtarë, mbrojtësin Virgil Van Dijk dhe portierin Alisson Becker. Këto blerje vendosën edhe rekordin e mbrojtësit e portierit më të shtrenjtë në botë. Dy blerjet e tjera ishin aot të Naby Keita dhe Fabinho, dy lojtarë pak të aktivizuar nga Klopp.

“Unë nuk mund të konfirmoj me saktësi se çfarë do të ndodhë verën e ardhshme. Gjithsesi, duke parë skuadrën që kam në dispozocion nuk mendoj se do të shpenzoj shumë të mëdha për lojtarë. Më e mira është të sjellësh një grup lojtarësh, t’i harmonizosh dhe i gjithë grupi të rritet, duke krijuar një skuadër kampionë. Ne jemi duke e bërë këtë gjë. Unë mendoj se e kam këtë ekip, ndaj së bashku do të vazhdojmë për shumë kohë”, u shpreh Jurgen Klopp.

Skuadra e Liverpool është në kërkim të titullit kampion në Premier League, që mungon që prej vitit 1990. Ndërkohë që, skuadra është kualifikuar edhe në çerekfinalet e Champions League, ku do të luajë ndaj Porto. “Kemi mundësi t’i realizojmë të dy këto objektiva”, tha Klopp.

Related posts

Bayern Munich shfaq interes të madh për yllin sulmues të RB Leipzig, Emil Forsberg

Sadik.Autor

ATMOSFERË SPEKTAKOLARE/ Mijëra tifozë të Islandës festë Vikinge në Moskë (VIDEO)

Sadik.Autor

ITALI-SPANJË/ Nga fusha te vendet në autobus, ja besëtytnitë e “Azzurrëve”

Delo.autor

Leave a Comment