Futboll Seria A Sport

FLET NË PRAG TË DERBIT MILANEZ/ Spalletti: Nga objektivi Champions te Nainggolan dhe plani anti-Piatek

Jashtë Europa League dhe me kualifikimin në Champions gjithnjë e më shumë në rrezik, trajneri Luciano Spalletti shpreson te një reagim i madh i lojtarëve të tij në derbin e së dielës në mbrëmje kundër Milan-it.

– Vendi i tretë apo i katërt ka pak rëndësi në fund të sezonit. Sa rëndësi ka të dilni para Milan-it? 

“Ne duam të dalim para të gjithëve, jo vetëm Milan-it. Kuqezinjtë kanë një skuadër të fortë, që po luan një futboll të bukur. Objektivi ynë është të jemi mes katër të parëve në renditje, më mirë sikur të ishim të dytët ose të tretët”.

– A do të luajë Nainggolan?

“Nuk do të jetë as në stol”.

– A do të jetë vendimtar për Champions-in derbi? 

“Sigurisht mund të ndikojë në ndeshjet e ardhshme, por duhet të kemi besim në mundësitë tona. Do të ketë akoma edhe shumë takime deri në fund dhe derbi mund të mos jetë vendimtar, por është e qartë se gjithçka do të bëhej më e vështirë nëse do të humbnim. Kështu  që duhet të provojmë ta fitojmë”.

– A keni një plan anti-Piatek?

“Plani anti-Piatek është që të luajmë mirë si skuadër”.

– Në krahasim me derbin e fazës së parë, ndryshon dueli i sulmuesve. A mund të jetë vendimtar Lautaro?

“Në ndeshjen e parë janë përballur dy qendërsulmues të fortë (Icardi vs. Higuain) dhe kështu do të jetë edhe në të dytën. Piatek mund të bëjë diferencën, ashtu si Lautaro”.

Related posts

Higuain: Buffon ka parashikuar gjithçka, shpresoj të qëndrojë

Q.Autor

MIRANDA LARGOHET/ Zëvendësuesi i tij pritet të jetë një super lojtar

Isa.Autor

BLERJA MË E SHTRENJTË NGA VITI 1992/ Lë mbrapa CR7 dhe Neymar, u ble nga Sampdoria italiani…

Delo.autor

Leave a Comment