Futboll La Liga Sport

ZBULON MOMENTET NGA KARRIERA E TIJ/ Figo rrëfen arsyen e “tradhtisë” së madhe: Ishte vendim jetik…

Në një intervistë të fundit, legjenda e Portugalisë dhe ish-ylli i Barcelonës, Real Madrid dhe Inter, Luis Figo ka folur për momentet më të rëndësishme të karrierës së tij.

“Tre momentet në karrierën time janë padyshim fitorja e Kupës së Botës U-20 në Lizbonë, që hapi dyert për ne, më pas ndryshimi për të luajtur jashtë Portugalisë kur u transferova te Barcelona. Ishte një vendim jetik”, tregon Luis Figo.

“Momenti i tretë në mos katër, kur u transferova te Real Madrid dhe më pas kur u desh të nisja një aventurë të re në Itali në pjesën e fundit të karrierës time”, vjioi portugezi.

“Kur bën një ndryshim, mendon gjithmonë se do të jetë për më të mirën dhe ndryshimi i parë logjik ishte ai jashtë vendit tim. Isha shumë i ri dhe doja të provoja një eksperiencë të re për më shumë prestigj”, u shpreh Figo për transferimin e tij në La Liga te Barcelona.

“Ndryshimi i dytë ishte për të tentuar përmirësimin në të gjitha aspektet: ekonomikisht, prestigj dhe tituj. Ndërkohë, transferimi i tretë ishte për të kërkuar kënaqësinë futbollistike timen”, përfundoi Luis Figo.

Related posts

JUVENTUS-SPAL/ Ronaldo nis nga stoli, “Bardhezinjtë” kërkojnë biletën për në gjysmëfinale (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Newcastle-Manchester City, “Citiziens” kërkojnë suksesin e 18-të rresht

Q.Autor

PJESË BAYERN NGA 2011/ Mbrojtësi Salihamidzic konfirmon largimin e futbollistit: Ishte vendim i përbashkët

Delo.autor

Leave a Comment