Futboll Premier League Sport

“ZHDUKJA” E SHAQIRIT NGA EKIPI/ Klopp shpjegon mungesën: Kemi luajtur me mjaft ekipe që kanë…

Jurgen Klopp është ndalur të flasë veçanërisht për Xherdan Shaqirin dhe Nabil Keita, të cilët kanë kohë që nuk luajnë me Liverpool, teksa trajneri gjerman shpjegoi se kjo varet nga kundërshtarët dhe ndeshjet e fundit kanë qenë shumë të forta.

“Ka të bëjë me situatën tonë në stërvitje dhe atë që nevojitet individualisht për kundërshtarin e ardhshëm. Ne nuk i përmbahemi një formacioni apo një tjetri, por djemtë duhet të tregojnë veten.

Kemi luajtur me mjaft ekipe që kanë skuadër të fortë. Jemi siguruar që të kemi formacionin e duhur ndaj tyre”, tha gjermani para gazetarëve

Shaqiri – Ai kishte një dëmtim të vogël dhe ishte jashtë për ndeshjen ndaj Bournemouth në shtëpi. Kishte një dhimbje në shpinë dhe kishte nevojë për pak kohë pushim.

Me formacionin që kemi dhe sistemin e lojës sonë, nuk është e vështirë por ne duhet të ndryshojmë skuadrën nëse luan Shaqiri. Në ndeshjet e fundit nuk kemi bërë këtë. Ai është plotësisht i aftë tani”tha më tej Klopp.

Kujtojmë që Shaqiri ka 5 ndeshje në Premier League që nuk luan asnjë minutë dhe fjalia e fundit e trajnerit të Liverpool lë të kuptohet se mund të jetë shansi i tij të luajë këtë javë ndaj Burnley.

Related posts

Kukësi-Skëndërbeu, “peng” i dëborës, Partizani shkon në Lushnje

Q.Autor

LIGA E KOMBEVE/ KOSOVA e bën “sefte” në Prishtinë, ÇMONTOHEN Ishujt Faroe (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE| Partizani-Luftëtari, Zëvendësim i detyruar. Trajneri Gega hedh në fushë Çinarin

Delo.autor

Leave a Comment