Futboll La Liga Sport

REAL MADRIDI HUMB BESIMIN NDAJ UELLSIANIT/ Menaxheri i Bale sulmon: Ky brez t’i puthin këmbët atij…

Jonathan Barnett këmbënguli se Bale nuk do të largohet nga Real Madridi verën e ardhshme, edhe pse klubi e ka humbur disi besimin tek ai. Edhe trajneri Solari nuk po e bën shpesh pjesë të formacionit fillestar uellsianin, duke preferuar para tij Lucas Vázquez dhe Vinicius.

Në të njëjtën deklaratë, Barnett ndërmori një sulm të ashpër ndaj tifozëve të Real Madridit, të cilët e kontestuan klientin e tij në dy klasiket me Barcelonën dhe sfidën e Champions-it ndaj Ajax: Sinqerisht, duhet të kenë turp për veten e tyre. Gareth meriton respektin më të madh. Mënyra si e kanë trajtuar tifozët e Real Madridit është një turp. Ky brez i tifozëve duhet t’i puthë këmbët atij“.

Më tej, menaxheri i uellsianit shpjegoi se nuk e sheh Bale diku tjetër, veç Real Madridit (nga Anglia ka pasur sinjale për të): Përkundër të gjitha atyre që shkruajnë mediat, sidomos ato spanjolle, ai është i lumtur në Madrid. E flet në mënyrë të arsyeshme spanjishten dhe nuk ka probleme mes tij e lojtarëve të tjerë të Realit. Nuk ka ekzistuar një bisedë e vetme deri tani, në lidhje me largimin e Gareth nga kryeqyteti spanjoll. Nuk do të diskutohet për këtë edhe në verë, pavarësisht asaj që po shkruhet. Ai është i kënaqur dhe dëshiron të qëndrojë te Reali, edhe klubi do të njëjtën gjë“.

“The Sun”, duke iu referuar bumimeve të veta, shkroi se menaxheri ka kërkesa maksimaliste, nëse uellsiani do të largohet nga Real Madridi dhe ndonjë klub tjetër e synon. Ai foli për një tarifë transferimi prej 175 milionë euro dhe pagë bruto te klubi i ri prej 19 milionë euro neto për lojtarin.

Aktualisht, Gareth merr rreth 12 milionë neto te “Los Blancos”, duke qenë lojtari më i paguar në skuadër. Sidoqoftë, menaxheri i tij, Barnett, sqaroi për “The Sun”: Bale i pëlqen të qëndrojë në Madrid dhe, nëse dëshiron të shkojë në një klub tjetër, askush nuk mund ta përballojë atë…

Related posts

BËN PARASHIKIMIN/ Allegri: Këto janë 5 skuadrat favorite për Champions League

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Napoli. Rezultati 4-3

Delo.autor

DERBI I LONDRËS/ Chelsea nuk ndalet, i jep leksion Arsenalit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment