Futboll Ligue 1 Sport

FESTOI ELEMINIMIN NGA CHAMPIONSI/ PSG shpërthen: Është sjellje e papranueshme dhe mungesë…

Adrien Rabiot ka qenë larg nga skuadra e parë e PSG që nga fundi i dhjetorit. Klubi e nxori mënjanë që nga momenti kur mesfushori tha zyrtarisht se nuk do ta rinovojë kontratën e tij, e cila skadon në korrik të këtij viti.

Që nga janari ai është i lirë të negociojë me ndonjë klub tjetër, por të martën, pasi PSG u eliminua nga Liga e Kampionëve, ai u pa duke festuar si i çmendur në një lokal nate në Paris. Ndoshta ky harbim nuk lidhej me dështimin e kampionëve pariezienë në “Parce des Princes”, por fakti se kjo ndodhte direkt mbas ndeshjes, ka irrituar pa masë tifozët dhe klubin.

Drejtori sportiv i PSG, Antero Henrique, nuk mundi ta mbante veten dhe e vuri gishtin në plagë, kur po fliste për “RMC Sport”: Është sjellje e papranueshme dhe mungesë profesionalizmi e një lojtari, që paguhet ende nga ne. Rabiot nuk mund të ketë një qëndrim të tillë në raport me klubin, kolegët dhe tifozët. I kujtoj atij se kontrata nuk i përfundon deri më 30 qershor 2019, pra është pjesë e ekipit tonë“.

Related posts

E BUJSHME/ Inter përgatit goditjen dyshe në Premier League, synohet një sulmues dhe një mbrojtës

Delo.autor

Roma kërkon të blindojë kapitenin e së ardhmes, përgatit rinovimin me Florenzin

Q.Autor

MBROJTËSI I MAJT MË I MIRË/ Nainggolan i prerë: Ja kë do zgjidhja mes Theo dhe Dimarco

F.autor

Leave a Comment