Futboll Seria A Sport

11 HUMBJE NË 12 SFIDA/ Gatussos i duhet një mrekulli ndaj Juventusit, ja çfarë kërkon

Me 264 gola në to tal, Milani është skuadra që i ka shënuar më së shumti Juventusit në Serinë A. Kjo është një shifër, nga e cila kuqezinjtë mund të frymëzohen në kuadër të duelit të sotëm në “Allianz Arena”.

mILAN

Ndaj bardhezinjve aktualë, skuadrës së Gatuzos do t’i duhet diçka më shumë se një mrekulli për të dalë pa dëme nga fusha. Përballja është delikate sepse “Djalli” kërkon kthesën ndaj rivalit më të keq të mundshëm, ndërsa skuadra e Alegrit kërkon të kridhet në javën e Champions-it në mënyrën më të përsosur.

– Kjo e sotmja do të jetë ndeshja e 200-të në kampionat mes Juventusit dhe Milanit. 77 fitore vendëse kundrejt 59 të “Djallit”, teksa barazimet janë 63.

– Kuqezinjtë kanë fituar vetëm një nga 12 përballjet e fundit në Serinë A kundër Juventusit. Suksesi ka ardhur në një garë ku Milani ka mundur të mbante edhe rrjetën të paprekur. Bëhet fjalë për 5 marsin e 2011-ës, kur golin vendimtar e shënonte Xhenaro Gatuzo, trajneri aktual i Milanit.

Juventus Live wire

– “Zonja e Vjetër” ka fituar shtatë ndeshjet e fundit në fushën e saj kundër Milanit në Serinë A. Bardhezinjtë ndaj të njëjtit kundërshtar nuk kanë mundur kurrë në histori të regjistrojnë një seri prej tetë suksesesh “shtëpiake” ndaj të njëjtit rival.

– Në pesë kampionatet madhore në Europë, ajo e Alegrit është një nga katër skuadrat që nuk e kanë provuar kurrë humbjen në shtëpi. Këtë rekord bardhezinjtë e ndajnë me PSG-në, Liverpulin dhe Borusian e Dortmundit.

– Transfertën e fundit ndaj Sampdorias, skuadra e Gatuzos e humbi. Dy disfata larg “San Siro”-s, kuqezinjtë nuk i regjistrojnë që prej tetorit të 2017-ës.

– Në 30 javë kampionat, Maks Alegri ka hedhur 30 formacione të ndryshme titullare.

– Lojtari i fundit që i ka shënuar Juves me fanellën e Milanit ka qenë Leonardo Bonuçi, mbrojtësi që aktualisht luan me bardhezinjtë dhe që në ndeshjen e fundit kundër Kaljarit mundi të realizonte edhe një gol.

– Mes lojtarëve që kanë shënuar të paktën dy gola në kampionat, Moise Kean, është ai që ka mesataren më të mirën në pesë kampionatet madhore në Europë. Sulmuesi 18-vjeçar e dërgon topin në rrjetë një herë çdo 53 minuta.

– Duke përjashtuar Diego Militon në sezonin 2008/09, Kristof Piontek është i vetmi futbollist që ka shënuar të paktën 20 gola në sezonin e tij të parë në Serinë A pas Andrij Shevçenkos, në sezonin 1999/2000.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ I papërmbajtshëm, Calhanoglu shënon një tjetër SUPER GOL ndaj Bodo (VIDEO)

Delo.autor

SERIE A/ Fiorentina mposht Napolin, Simeone “i dhuron” titullin Juves…

Sadik.Autor

“BOMBA” NË GJERMANI/ Neuer ishte në një lidhje homoseksuale me trajnerin e portierëve?

F.autor

Leave a Comment