Ekskluzive Futboll Sport

SUPERSIFDAT E SË SHTUNËS/ Nga Torino në Barcelonë. Messi, Ronaldo dhe “lufta” në Gjermani

E shtuna e sotme pritet të sjellë disa prej përballjeve më të forta dhe pikërisht emrat e ekipeve që ndeshen duken të dhurojnë supersifda të garantuara.

Në Itali kampionët e juventusit do të presin kuqëezinjtë e Milanit që në javët e fundit kanë humbur shkëlqimin e fillimit të sezonit.

Ndërkohë që Juventusi është plot 29 pikë larg dhe duket të vijë në përballje i pashqetësuar, Milani I duhet të besojë edhe njëherë tek mrekullitë e bomberit Piatek.

Vetëm 30 minuta më vonë, në 18:30 në Gjermani do të luhët përballje për vendin e parë. Bayern Munich- Borussia Dortmund pritet të jetë një lojë “nervash” pasi me fitimin e 3 pikëve, bavarezët do të ngjiten në vendin e parë.

Në të kundert, Dortmundi do të vijojë me thellimin e avantazhit të pikëve.

Sida e mbremjes na zhvendos në Spanjë aty ku kampionët e Barcelonës do të presin Atleticon e Simeones.

Ky i fundit si çdo herë tjetër shprehet entuziast për një fitore të mundshme , ndonëse nuk përbën rrezik për katalanasit që janë në formën e tyre gati të përkyer.

Kujtomë sfidën e javës së kaluar me Vilarealin, ku brenda 4 minutave, Barcelona shënoi dy gola duke barazuar shifrat nga 4-2 në 4-4.

E rëndësishme është, që për të gjithë futbolldashësit e shtuna e sotme do të jetë një mbremje me surpriza dhe pse jo, gola.

Përgatiti: Alpesport.al

Related posts

HISTORIKE PËR BOKSIN SHQIPTAR/ Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote

F.autor

“DISA NJERËZ I KUPTOJNË KEQ GJËRAT”/ CR7: Kush është ai që nuk bën gabime?

F.autor

PREMTON PËRFORCIME TË MËDHA PËR MILAN-IN/ Maldini: Do të ndërhyhet në çdo repart

Delo.autor

Leave a Comment