Futboll Premier League Sport

500 MIJË EURO NË JAVË/ Manchester Unitedi “shkund xhepat” për yllin e ekipit…

Drejtuesit e Manchester United duan ta rinovojnë kontratën me Paul Pogba, të vetëdijshëm se mesfushori francez ka arritur më të mirën e tij, por edhe për t’u mbrojtur nga Real Madridi. Të bardhët spanjollë po këmbëngulin që ta bëjnë të vetin kampionin e botës me Francën, ngaqë shihet si pikë referimi në projektin e ri të trajnerit Zidane në “Bernabeu”.

“The Sun” hedh më tepër dritë mbi këtë çështje, duke zbuluar detaje interesante. Më konkretisht, klubi anglez ka planifikuar të nisë negociatat me Pogba javën e ardhshme. 26-vjeçari ka ende 2 vite, plus një të tretë si opsion, në kontratën aktuale. Sidoqoftë, qëllimi i drejtorëve të Manchester United është që francezi të qëndrojë me ta deri në vitin 2024.

Për ta bërë këtë, do të përpiqen ta bindin me rritjen e pagës. Oferta në kokën e drejtuesve është e tillë, që e bën Pogba lojtarin më të paguar në Premier League, bashkë me Alexis Sanchez (me rreth 30.65 milionë euro në sezon). Ndërkombëtari francez nuk do të pranojë më pak se 500 mijë euro në javë, duke pasur parasysh se sulmuesi kilen merr kaq shumë, edhe pse performanca e tij ka qenë larg pritshmërive, që nga bashkimi me “Djajtë e Kuq”.

Përfaqësuesi i mesfushorit, Mino Raiola (me të cilin thuhet se ka një pakt për të shkuar në Spanjë, këtë verë), e di se tani është koha më e mirë për të kërkuar përmirësim të kontratës në terma financiarë. Nëse ai nuk e arrin këtë në “Old Trafford”, atëherë mund të shkojë e të bisedojë me Real Madridin. Në fakt, klubi mbajti anën e Pogba, duke shkarkuar trajnerin Mourinho, pas polemikave që patën të dy. Deri më tani, këtë sezon, francezi ka luajtur 39 ndeshje, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë 11 asiste.

Related posts

ROMA JASHTË “CHAMPIONS LEAUGE”/ Porto në çerekfinale falë… VAR-it!

F.autor

Dejan Lovren, tall Man Unitedin: Liverpooli s’luan vetëm për një pikë

Q.Autor

NGA SULMUESI TE TRANJERI/ Vieri analizon derbin: Fitorja e Interit vret kampionatin

Delo.autor

Leave a Comment