Futboll Sport

“AI DËSHIRON TË JETË PJESË E..”/ Babai i Neymarit zbulon të ardhmen e djalit të tij

Babai i Neymarit i ka dhënë fund spekulimeve mediatike duke konfirmuar të ardhmen e djalit të tij.

Në një prononcim për “RMC Sport”, Neymar da Silva Santos ka mohuar të gjitha thashethemet mbi të ardhmen e lojtarit më të shtrenjtë në botë, që u transferua nga Barcelona në “Perce des Princes” për 222 milionë euro.

“Dëshira e Neymar për të qenë pjesë e PSG u shpreh dy vite më parë, kështu që tifozët mund të flenë të qetë. Sot, Neymar nuk dëshiron të largohet, përkundrazi, do të vazhdojë me PSG”, theksoi ai.

“Ne duam që të kthehet në fushë dhe ta ndihmojë klubin të fitojë tituj. Kontrata me PSG është e gjatë. Jemi vetëm në sezonin e dytë dhe ende nuk ka përfunduar, – vazhdoi babai i Neymar, duke mohuar kategorikisht ndryshimin e ambientit.

“Kemi një kontratë, nuk jemi as në mes të saj. Na duhet të jemi të qetë. Këto zëra ekzistojnë gjithmonë. Nuk mund të ketë një lojtar si Neymar, për të cilin njerëzit dhe mediat të mos flasin. Sidoqoftë, dëshira e tij është të qëndrojë në Paris”, përfundoi ai

Related posts

Emery nuk bindet nga mbrojtja, do Vidën tek Arsenali për… milionë paundë

Isa.Autor

“STAY AT HOME CHALLENGE”/ Edon Zhegrova komplekson Messin dhe sfidon CR7… (VIDEO)

Delo.autor

JORDI ALBA U DËMTUA NDAJ DORDMUNDIT/ Ja sa do t’i mungojë Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment