Futboll La Liga Sport

AKORD STRATEGJIK PËR TË ARDHMEN/ Barcelona i ofron kontratë de Ligt deri më 2024, ja kushtet ekonomike

Barcelona vazhdon të punojë larg vëmendjes për të siguruar nënshkrimin e talentit holandez, Matthijs de Ligt. Në javët e fundit, drejtuesit e klubit katalanas i kanë përshpejtuar lëvizjet dhe tashmë janë shumë pranë kontratës që do t’i paraqesin mbrojtësit të Ajax-it dhe përfaqësuesit të tij, Mino Raiola.

“Sport” ka mësuar se Barça do t’i ofrojë atij një kontratë 5-vjeçare, deri në qershor 2024, bazuar në kushte ekonomike shumë të ngjashme me ato të bashkatdhetarit dhe mikut të tij, Frenkie de Jong. Blaugrana-t e kanë bërë të qartë se e konsiderojnë nënshkrimin e tij strategjik, për të ardhmen, bazuar në një pagë që do të rritet çdo vit, në mënyrë progresive. Propozimi, gjithashtu, përfshin premio të rëndësishme ekonomike në varësi të performancës së lojtarit.

Sapo të kopsitet në terma ligjorë kontrata, Barcelona do ta dërgojë atë te qendërmbrojtësi holandez dhe Raiola. Kur të dy të japin miratimin e tyre ndaj këtyre kushteve, klubi atalanas do të jetë i lirë për të filluar zyrtarisht negociatat me Ajax. Në kontaktet e mëparshme, Barça ka bërë me dije se është shumë e interesuar për blerjen e De Ligt, por është e nevojshme të japë zyrtarisht propozimin për këtë.

Komunikimi me personat përgjegjës të klubit holandez është shumë i mirë. Nënshkrimi i De Jong është prova më e mirë në këtë drejtim. Barcelona do të përpiqet t’i bindë gjigantët e kryeqytetit holandez me një propozim prej 60 milionë eurosh, plus një sërë variablash të tjera, sipas objektivave.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka lënë të kuptohet në një intervistë për ESPN se operacioni në fjalë është në rrugën e duhur: “Unë e di se çfarë do të ndodhë me De Ligt, por nuk është koha ta them. Ne jemi në konkurrencë të plotë me të tjerë, ndaj do të kemi kohë për të folur për këtë”.

Related posts

PËRBALLJA ME SPEZIAN NË “PLAY OFF”/ Klubi italian konfirmon një rast pozitiv me Covid-19

Delo.autor

ZYRTARE/ Mbrojtësi e mbyll me Vllazninë dhe prezantohet te skuadra e re

Delo.autor

“US OPEN”/ Tenistët Djokovic dhe Zverev nuk ndalen, sigurojnë gjysmëfinalet

Delo.autor

Leave a Comment