Futboll La Liga Sport

PASUESI I RONALDOS/ Nga zbulimi i sezonit te IBRA, REALI nis “gjuetinë” për sulmuesin

Vështirësitë e kampionëve në fuqi të Champions League, tregojnë se ata janë në kërkim të një golashënuesi dhe për këtë do të hedhin sytë tek kampionatet më të forta të Europës në janar.

Mauro Icardi
Madrilenët e ndjekin prej një kohe të gjatë yllin argjentinas për vite me radhë, nëse do të bazohemi te deklaratat e gruas dhe njëkohësisht agjentes së tij, Wanda Nara. Ai ka shënuar në 112 ndeshje, në 190 paraqitje për zikaltrit.

Timo Werner
22-vjeçari i kombëtares Gjermane ka arritur të shënojë katër gola në shtatë ndeshje për RB Leipzig këtë sezon. Ai ishte i lidhur me një kalim tek Real Madrid gjatë verës dhe ata mund të përpiqen ta marrin në kryeqytetin spanjoll para se këtë ta bëjë dikush tjetër.

Rodrigo Moreno
Ylli 27-vjeçar i Valencia është përfolur për një rikthim në kryeqytetin spanjoll, për të lënë shenjë në ekipin nga ku u largua kur ishte i ri. Në tetë vitet e fundit, Rodrigo ka shpërthyer tk Benfika ashtu si edhe te “Los Che”, por ishin 16 golat e tij në La Liga sezonin e kaluar që e bënë Florentino Perez të mendonte rikthimin e tij në skuadër. Gjithsesi, Valencia ka paralajmëruar madrilenët se ata duhet të paguajnë klauzolën 120 milionë euro për ta bërë të mundur këtë transferim.

Kylian Mbappe
Ndjekja e adoleshentit, fitues i Kupës së Botës, është kthyer në një fiksim për madrilenët, kjo sipas lajmeve që qarkullojnë për muaj me radhë. Ai mund të jetë lojtari që do t’i japë fund dominimit të Ronaldo dhe Messi në garën për “Topin e Artë”. Real do të presë kohën e duhur për tu hedhur në sulm.

Alexis Sanchez
E ardhmja e sulmuesit kilian është përsëri në pikëpyetje, pasi u la jashtë ekipit për ndeshjen kundër Juventus në Champions League, për shkak se mungoi në stërvitjen e së hënës. Pavarësisht të shkuarës te Barcelona, dëshira e tij për të gjetur një skuadër të re dhe nevoja e Reali-t për një sulmues, e bëjnë këtë një lëvizje bindëse për të dyja palët.

Harry Kane
Sulmuesi vazhdon ende të ketë vëmendjen e “Galaktikëve”. Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, kohët e fundit e cilësoi atë si një lojtar që i ka të gjitha aftësitë e nevojshme për të patur sukses në La Liga, duke e nxitur 25-vjeçarin ta provojë këtë mundësi.

Zlatan Ibrahimovic
Përfundimi i sezonit të MLS ka nxituar zërat për një rikthim afatshkurtër të Zlatan Ibrahimovic në Europë. Ai do të merrte rolin e Ronaldos, si një lider i pathyeshëm dhe rekordi i golave flet vetë. Për më tepër, pasi viti i tij tek Barcelona nuk përfundoi mirë, ai mund të mendojë se e ka lënë diçka përgjysmë në Spanjë.

Robert Lewandoski
Polaku dukej i gatshëm të largohej nga Bayern Munich në fund të sezonit të kaluar dhe Real-i dukej destinacioni i mundshëm. Bayern arriti ta mbante 30- vjeçarin dhe menaxheri i tij ka thënë se ai nuk ishte zgjedhja e parë për kampionët në fuqi të Europës, por 10 golat e shënuar në 11 ndeshje në këtë sezon, mund ta bëjnë Reali-n ta marrë sërish në konsideratë.

Eden Hazard
Eden Hazard mund të ketë qetësuar frikën e Chelsea-t për një largim të mundshëm, duke thënë se mund ta mbyllë karrierën në “Stamford Bridge”, por ideja për transferimin e ëndrrave në Spanjë mbetet akoma gjallë. Ai duhet të përballet më një vendim që do të përcaktojë karrierën e tij, teksa i duhet të zgjedhë mes nënshkrimit të një kontrate të re më “Blutë” e Londrës dhe bashkimit me Thibaut Courtois në “Santiago Bernabeu”, por paraqitjet e mira nën drejtimin e Maurrizio Sarri-t mund ta bindin atë të qëndrojë.

Krzysztof Piatek
Interesi është në rritje për 23-vjeçarin, i cili në mënyrë të pabesueshme ka shënuar 9 gola në 8 ndeshje në Serie A, qëkur u transferua te Genoa këtë verë. Chelsea, Napoli dhe Barcelona, thuhet se tashmë janë vënë pas lojtarit, kështu që Real Madrid duhet të hyjë sa më shpejtë në garë, nëse do të parandalojë rivalët për ta marrë atë.

Related posts

MUNGESA NË GRUMBULLIM/ Reja “kërcënon” me gjoba, Gjimshiti e pëson si… Strakosha

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Fat i keq për Manchester United, infektohet me COVID-19 mbrojtësi… (FOTO)

Delo.autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Perez gati 40 milionë euro për mbrojtësin e Manchester Unitedit…

Delo.autor

Leave a Comment