Futboll Sport

ARRESTOHEN DY PERSONA/ Fotot e trupit të pajetë të Sala publikohen në internet

etëm pak ditë më parë një rajon policor në Angli njoftoi se ka hapur një hetim për të zbuluar se kush janë personat përgjegjës për publikimin në internet të fotove të trupit të pajetë të ish-futbollistit Emiliano Sala.

Në fakt ngjarja ka zanafillë që më 13 shkurt, periudhë në të cilën policia filloi hetimet dhe me 18 shkurt dy persona janë arrestuar. Një grua 48 vjeçe dhe një burrë 62 vjeç kanë rënë në pranga si autorët e dyshuar për fotografimin e trupit të pajetë të ish-lojtarit të Nantes, që u shit tek Cardiff.Të dy personat janë arrestuar nën akuzën për akses të paautorizuar në materiale kompjuterike dhe publikime keqdashëse, gjithsesi akuza ndaj tyre mbeti thjesht një dyshim dhe të dy u liruan me kusht, teksa ngjarja vijon të jetë nën hetim.

Kujtojmë që Sala humbi jetën në përplasjen e avionit me të cilin po udhëtonte nga Franca në Uells, më 21 janar të këtij viti. Ndërkohë që trupi i pilotit David Ibbotson nuk është gjetur.

Related posts

BARCELONA-GETAFE/ Startojnë titullarë Ansu Fati, Messi dhe Griezmann (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SITUATË ABSURDE/ FSHF fut në kolaps Superioren, ja çfarë rrezikon

Delo.autor

GOLI/ I mjaftojnë 130 sekonda lojë, Dybala ndëshkon Udinesen

F.autor

Leave a Comment