Futboll La Liga Sport

YLLI SUAREZ I BËN NDER BARCELONËS/ Sulmuesi i Atleticos mbush arkën e “Katalanasve”. Ja sa para mund të përfitojë klubi…

Sulmesi i Atletiko Madridit Luis Suarez duket se do të ndihmojë ish-klubin e tij Barcelonën, në aspektin financiar. “El Pistolero” po shkëlqen me bardhekuqtë madrilenë këtë sezon duke shënuar 16 gola në 23 ndeshje. Në total, katalanasit mund të përfitojnë në total 11 milionë nga qëndrimi i bomberit uruguajan në Madrid.

Deri tani, klubi blaugrana ka marrë 5 milionë euro prej Atletikos pasi pranoi në verë që 34-vjeçari të transferohej tek Atletiko. Nëse skuadra e Diego Simeones arrin në fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve, atëherë Barça përfiton dhe 2 milionë euro të tjera. Nëse Suarez pranon të qëndrojë tek Atletiko Madrid edhe vitin e ardhshëm, Barcelona ka të drejtë të sigurojë 4 milionë euro shtesë, pra në total 11 milionë euro.

Edhe pse Suarez shprehu pakënaqësira ndaj Barcelonës për faktin se nuk i besuan më, ndihma e tij financiare për Barçën do të vazhdojë të jepet.

Related posts

BËRI SHPENZIME TË MËDHA NË MERKATO/ Ja si “Zonja e Vjetër” rikuperoi paratë për blerjen e CR7

Delo.autor

Liverpool po kërkon rikthimin e Susos, gati oferta për Milanin

Q.Autor

Vështirsohet transferimi i Griezmann tek Barcelona, Chelsea e United të gatshme t’ia rrëmbejnë

Sadik.Autor

Leave a Comment