Futboll Seria A Sport

NGA LEGJENDA DEL PIERO TEK CASSANO/ Ronaldo vihet nën akuzë: Është egoist, nuk luan për skuadrën

Juventusi e meritoi humbjen në Porto, pavarësisht episodit të sekondave të fundit me Kristiano Ronaldon dhe ky është verdikti edhe i shumë personazheve të njohura të botës së futbollit, ish-juventinë, por jo vetëm, të cilët kanë qenë shumë të ashpër me skuadrën e Pirlos. Por, në “gijotinë” ka përfunduar edhe Kristiano Ronaldo, i cili së fundmi duket se nuk e ka më atë shkëlqim dhe mbi të gjitha në sulm për disa nuk po bën më diferencën duke u nisur nga e majta, ndërsa për të tjerë është edhe egoist.

DEL PIERO – Ish-kapiteni legjendar bardhezi nuk e ka kafshuar aspak gjuhën për çfarë pa në Porto: “E kam thënë edhe në të kaluarën se në disa ndeshje me peshë, Juves i mungojnë idetë, siç ndodhi me Interin në kampionat, për shembull. Portoja bëri një ndeshje të madhe, ndonëse dua të nënvizoj se kontakti mes Zaidusë dhe Ronaldos në fund është penallti gjithë jetën. Gjithsesi, fakt është që Juvja luajti shumë keq dhe e meritoi humbjen. Ronaldo? Nuk e di se çfarë i kërkon Pirlo Ronaldos, por unë di të them se i vetmi që shkundi Juven në fazën sulmuese ishte Morata dhe pa të skuadra nuk ka as energji dhe as rrezikshmëri në fazën ofensive”, tha Alesandro del Piero.

KASANO – Shumë i aspër dhe i prerë ish-fantazisti Antonio Kasano, i cili vë në shënjestër Ronaldon dhe madje del edhe kundër rrymës. “Nuk jam aq idiot sa të mohoj se Ronaldo është një lojtar i mbaruar apo gjëra si këto, pasi ky 36-vjeçar vazhdon ende të shënojë një gol për ndeshje. Por, e vërteta është se ai nuk u përshtatet ideve të lojës së Pirlos, pasi ka qenë dhe vazhdon të jetë gjithmonë një egoist. Ai është tipi i lojtarit që luan për të shënuar, por për të shënuar për veten dhe rrallëherë vihet në shërbim të skuadrës. Madje, për mua edhe ai rast i kontaktit në fund nuk është penallti. Ishte duke rënë në momentin që kërkonte të kapte topin”, tha Kasano.

MARKIZIO – Nga divani i shtëpisë, por duke komentuar me fansat e tij, ish-mesfushori juventin, Klaudio Markizio “bekoi” Federiko Kiezën: “Ku ka humbur Ronaldo? Jo, Kristiano në fushë ishte, iu mohua një penallti e qartë si drita, por nuk mjafton. Nëse nuk do të kishte qenë për këtë djalë magjik si Kieza, që vrapon, lufton, pason, driblon dhe mbi të gjitha shënoi, e gjithë pjesa tjetër e skuadrës është për t’u çuar me pushime”.

FERDINAND – Ndërkohë, një që mbron Ronaldon nga kanalet angleze është ish-mbrojtësi i Mançester Junajtidit, Rio Ferdinand: “Të gjithë presin nga Ronaldo, po ku është pjesa tjetër e skuadrës? Ky Juventus bëri një lojë jo të shëmtuar, por më shumë se kaq. Nuk mund të tregosh një nivel të tillë në Champions. Është absurde, ndaj mos fajësoni vetëm Ronaldon, që është normale të bëjë pak, nëse skuadra nuk luan”.

Related posts

“NUK DO T’JU LËMË VETËM”/ Infantino i jep lajmin e madh klubeve: Së shpejti fondi i emergjencës

Delo.autor

SULMON HAPUR ISH-PARTNEREN WANDA NARA/ Maxi Lopez: Nuk i kam parë fëmijët e mi prej…

Delo.autor

U DËMTUA NË NDESHJEN MILAN-TORINO/ Ja sa rrezikon mbrojtësi shqiptar të qëndrojë jashtë fushe…

Delo.autor

Leave a Comment