Futboll Premier League Sport

“ZGJOHET” PAS NJË VITI E GJYSMË NË MERKATO/ Tottenham arrin marrëveshjen me talentin e Premier…

Skuadra e Tottenhamit me në krye trajnerin Mauricio Pochettino arritën këtë sezon deri në finalen e Ligës së Kampionëve.

Edhe pse pësuan disfatë përballë Liverpoolit, sërish sezoni i fundit për londinezët nuk mund të quhet dështim, duke llogaritur se klubi nuk shpenzonte në afrimin e lojtarëve në merkato prej një viti e gjysmë.

Në fakt, ngjason më shumë si një akt heroik i trajnerit argjentinas, pasi në shumicën e rasteve sapo hapet dritarja e transferimeve, teknikët nxitojnë të bëjnë riparime në merkato.

Megjithatë, duket se tashmë klubi i Tottenhamit i ka dhënë fund thatësirës së transferimeve dhe së shpejti do të zyrtarizojë nënshkrimin me anësorin 18-vjeçar, Jack Clarke.

Lojtari ka udhëtuar drejt Londrës për të kryer vizitat mjekësore, ndërsa në arkat e klubit të Leeds United, i cili kishte pronësinë e kartonit të Clarke, do të shkojnë 10 milionë paund.

Në sezonin e shkuar talenti ka impresionuar, duke regjistruar 25 paraqitje, ndërsa tashmë Clarke do të bëjë pjesë në radhët e nënkampionëve të Europës.

Related posts

HABIT Çerçesov: Kroacia është skuadër më e fortë se Spanja

Isa.Autor

Kovac lavdëron “sulmuesin e klasit botëror” dhe Jupp Heynckes për Superkupën

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Donnarumma gjithnjë e më larg, Milan gjen zëvendësuesin!

Delo.autor

Leave a Comment