Futboll La Liga Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Pellegrini rikthehet në Spanjë, firmos për 3 vite me klubin e La Ligas

Është zyrtare. Manuel Pellegrini do të jetë trajneri i ri i Real Betis nga sezoni i ardhshëm. Kjo u njoftua sot nga klubi bardhëjeshil, i cili saktësoi se trajneri i ri do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2023, pas marrëveshjes së arritur në distancë mes palëve:

“Real Betis ia beson skuadrën një trajneri të nivelit të lartë dhe me prestigj të madh ndërkombëtar për sezonin e ardhshëm. Me të synojmë ta ngremë nivelin e performancës së ekipit të parë, ndaj kemi dakordësuar një projekt 3-vjeçar”. Kujtojmë se më parë, trajneri nga Kili ka drejtuar skuadra të tilla si San Lorenzo, River Plate, Villarreal, Real Madrid, Málaga, Manchester City, Hebei China Fortune dhe West Ham United.

Related posts

“NË KËTË MOSHË…”/ Nga pranimi i ofertës te përshtatja e shpejtë, Giroud rrëfen aventurën e madhe me Milanin

Delo.autor

Neymar në Madrid? Thiago Silva jep shpresa për transferimin

Q.Autor

Rubin Hebaj: Grumbullimi në kombëtare/ Isha i vetëdijshëm që do të mbetsha jashtë ekipit

Sadik.Autor

Leave a Comment