Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM NË “REDI MALOKU”/ Kastrioti e “Demat” ndajnë pikët, ekipi i Gegës “nder” Tiranës

Kastrioti dhe Partizani e mbyllën në një barazim 1-1 sfidën e javës së 30-të në Superiore, të luajtur në “Redi Maloku”.

bandicam 2019-04-20 17-56-25-856

Pjesa e parë u mbyll pa gola, dhe me pak raste nga të dyja skuadrat. Ra në sy një gol i anuluar ndaj Hilës në minutën e 13-të, ku ai u gjend në pozicion jashtë loje.

Më pas, fillimi i të dytës ishte i çmendur. Mensah zhbllokoi shifrat në minutën e 55-të, pas një topi të mbetur në zonë nga goditja e dënimit, por vetëm 3 minuta më pas, Shehu barazoi rezultatin, ku në zhvillimet e një goditje këndi, topi mbeti në zonë dhe nuk fali pranë Alban Hoxhës.

bandicam 2019-04-20 17-15-16-463

Për Partizanin gjithçka u bë akoma më e vështirë vetëm 60 sekonda më pas, ku Lum Rexhepi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, dhe për pasojë me të kuq.

bandicam 2019-04-20 17-18-29-349

Deri në fund, Kastrioti u mundua të shënojë golin e dytë, ndërsa Partizani po menaxhonte rezultatin, dhe kështu u mbyll në barazim. Me këtë barazim, Partizani shkon në kuotën e 61 pikëve në vendin e parë, ndërsa Kastrioti në vendin e 9-të me 31 pikë.

Related posts

Goditje e rëndë për Partizanin, sulmuesi brazilian jashtë fushave për 6 muaj

Sadik.Autor

U largua papritur/ Pacult “shfryn” ndaj KUKËSIT: Shqipëria nuk krahasohet me Austrinë, ishte…

Isa.Autor

BASKETBOLL/ Anadolu Efes fiton derbin turk dhe kryeson Euroleague, ndjekin Real e Barça

Delo.autor

Leave a Comment