Futboll La Liga Sport

BOATENG U AKTIVIZUA 2 HERË NË 2 MUAJ/ Tifozët tallen me lojtarin: Shkove tek Barcelona për disa foto me..

Kevin Prince Boateng u prezantua kështu kur u transferua te Barcelona, dy muaj më parë: “Këtu do të vija me vrap”. Mesfushori që ka bredhur gjysmën e Europës e realizoi ëndrrën e tij për të veshur fanellën e skuadrës “blaugrana”, ku u transferua në janar. Gjithsesi, deri më tani ai është aktivizuar vetëm në 2 ndeshje nga trajneri Valverde: Një herë në kampionat e një herë në Kupë.

Gjithsesi, Boateng del gjithnjë në fotografi me fanellën e ekipit katalanas apo poston foto të skuadrës. Siç ka ndodhur edhe pas fitores 2-0 që Barcelona arriti ndaj Atletico Madrid. “Çfarë skuadre”, ka komentuar Boateng pas këtij suksesi të rëndësishëm për titullin kampion. Kjo foto ka qenë një “asist” për mjaft fansa, që kanë thumbuar 32-vjeçarin.

Një fans i tij ka ironizuar foton e postuar nga Boateng, me lojtarët e Barcelonës që festojnë golat e Suarez dhe Messi. “Erdhe te Barcelona vetëm për të bërë fotografi”, ka qenë komenti i një tifozi. Nuk ka munguar replika e Boateng: “Po, por ama kam bërë fotografi të bukura”.

Related posts

E RRALLË/ Në kampionatin anglez kanë luajtur tre futbollistë me emrin Jordan Williams

Isa.Autor

“Meritat i shkojnë djelmoshave, atyre i duhet vetëm një shkëndijë të marrin flakë”

Q.Autor

“U PREHSH NË PAQE LEGJENDË”/ Mbappé ndryshon pozën e profilit me dedikim dhe mallkon 2020 (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment