Futboll Seria A Sport

“BOMBERI” PIATEK S’MJAFTON/ Të besuarit e Gatussos barazojnë me Udinesen dhe humbasin dy yje

Milan nuk ka arritur të shkojë më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundër Udinese-s në javën e 30-të të Serisë A.

Lajmet e këqija nuk mbarojnë këtu për skuadrën e Gattuso-s, që rrezikon të mos ketë në dispozicion Gianluigi Donnarumma-n dhe Lucas Paqueta-n për ndeshjen e së shtunës kundër Juventus-it.

Portieri ka qenë i detyruar të lërë fushën për shkak dëmtimi në minutën  e 12-të, ndërsa fantazisti është larguar në minutën e 41-të për shkak se ka ndrydhur kaviljen.

Situata është përmirësuar për kuqezinjtë në minutën e 44-t, me Piatek që ka shënuar golin e avantazhit dhe të 20-in në këtë sezon të Serisë A. Gjithsesi, vendasit nuk kanë arritur ta mbrojnë këtë avantazh dhe në minutën e 65-të kanë pësuar golin e barazimit nga Lasagna.

Pas dy humbjeve dhe një barazimi të marrë në tri ndeshjet e fundit të kampionatit, Milan-i mbetet në vendin e katërt me 52 pikë dhe tani rrezikon të humbasë vendin në Champions League, duke parë se Lazio ndodhet katër pikë larg me dy ndeshje më pak.

Udinese, nga ana tjetër, ka marrë një pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Skuadra e Igor Tudor mban vendin e 15-të në renditje me 29 pikë, katër më shumë se Empoli i vendit të 18-të.

Related posts

HYSAJ NË HARRESË/ Chelsea vihet në lëvizje për yllin sulmues napolitan

Isa.Autor

PUBKLIKOHEN SHIFRAT/ Bashkia gati të shesë 34% të aksioneve klubit të Tiranës, ja sa kushtojnë

Delo.autor

“TEUTA EKIP I FORTË”/ Trajneri i Beitar Jeruzalemit: Nuk e mendoj aspak skualifikimin

Delo.autor

Leave a Comment