Boks Sport

MAYWEATHER e fton të stërvitet te palestra e tij, përgjigja e McGREGOR është EPIKE

Floyd Mayweather i ka ofruar Conor McGregor të stërvitet te palestra e tij në Las Vegas. Por ylli i UFC ka refuzuar me një përgjigje tipike. Irlandezi pritet të rikthehet në kafaz pas thuajse dy viteve, teksa ndeshja e tij e fundit ka qenë në një ring boksi pikërisht ndaj Mayweather gushtin e kaluar.

Dhe në prag të evenimentit kryesor të Las Vegasit, Mayweather i ka ofruar shërbimet e tij në prag të ndeshjes për titull.

“Do të flas me Dana White, mund të flas me McGregor për të gjetur disa bileta,” shprehet amerikani për TMZ Sports. “Por në prag të ndeshjes, kur McGregor të jetë në Las Vegas, do të doja që ai të vinte të stërvitej te palestra ime Mayweather Boxing Club.”

McGregor i është përgjigjur ftesës ashtu siç di vetëm ai.

“Fuck the Mayweathers, përveç babait dhe Roger. Nuk ka paqe këtu djalosh,” shkruan ai në Twitter.

Related posts

Pesë vite pa një penallti/ Ja kur ka marrë për herë të fundit Shqipëria 11-metërsh

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ SASSUOLOS/ Conte nuk i mban më nervat: Mezi presin të na hedhin baltë dhe…

Delo.autor

ZYRTARIZOI TRAJNERIN SARRI NË STOLIN E KLUBIT/ Presidenti i Lazios: Përfunduam zotimet që bëmë në…

Delo.autor

Leave a Comment