Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Të besuarit e Pochettinos mposhtin Manchester Cityn

Tottenham ka fituar 1-0 çerekfinalen e parë të Champions League të luajtur në shtëpi kundër Manchester City-t. Kjo ka qenë përballja e 157-të mes këtyre dy skuadrave në të gjitha kompeticionet, por e para në Europë.

Kanë qenë dy heronjtë e londinezëve në mbrëmjen e sotme: Lloris, i cili ka pritur penalltinë e Sergio Aguero-s në minutën e 13-të, dhe Son, autori i golit që ka vendosur ndeshjen në minutën e 79-të.

Një fitore e rëndësishme për skuadrën e Pochettino-s, por që ka patur një shije të hidhur, duke parë se në minutën e 55-të “Spurs” kanë humbur Harry Kane, i cili ka qenë i detyruar të largohet nga fusha për shkak dëmtimi.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet 17 prillin e ardhshëm në “Etihad Stadium”.

Related posts

(VIDEO) Lazio-Fiorentina, 6 minuta mjaftojnë për të shënuar golin e parë

Q.Autor

NGA SKEMA ANTI-VLLAZNI TEK KARTONËT/ Shehi bën llogaritë. Do 3 fitore radhazi për… “arratinë”

Delo.autor

SURPRIZË E BUKUR PËR GATTUSON/ Ribashkohet “Garda e Vjetër” tek stërvitja e Milanit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment