Futboll

DEKLARATA E BUJSHME/ Ish-trajner i Realit: Modric nuk e meriton “Topin e Artë”…

Ish-trajner i Real Madridit dhe Barcelonës, Radomir Antic, mendon se Luka Modric nuk e ka merituar “Topin e Artë” para Ronaldos, Messit apo edhe De Bruyne të Manchester City.

Kroati fitoi Champions Leaguen me fanellën e Real madridit, ndërsa me përfaqësuesen e Kroacisë, Modriç arriti në finale të Botërorit që u zhvilluar vitin e kaluar në Rusi.

“Si mund të konsiderohet Modric më i miri? Nuk arrij ta kuptoj si e ka fituar “Topin e Artë”, është absurde, nuk ka kuptim. Nuk jep asiste, nuk shënon”, tha fillimisht ai.

“Topi i Artë duhet të fitohet nga lojtarë si De Bruyne, Messi apo Ronaldo që luajnë më mirë se të tjerët”, shtoi mes tjerash Antic.

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, e fitoi “Topin e Artë” në dhjetorin e vitit të kaluar duke i dhënë fund dominimit 10-vjeçar të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

“Topi i Artë” i fituar nga Luka Modric, ka krijuar shumë debate pasi la pas Ronaldon, Griezmannin, Mbappen dhe Messin.

Related posts

DOUGLAS COSTA U KTHYE TEK BAYERN/ Salihamidzic nuk ka dyshime: Tani jemi më të paparashikueshëm

Delo.autor

LIVE/ Teuta-Flamurtari: Gola dhe luftë sportive, mbyllet pjesa e parë në “Niko Dovana” (VIDEO)

Delo.autor

U BLE NGA MILAN PËR 30 MILIONË EURO/ Mbërrin në Milano portugezi i talentuar… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment