Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Drejtori i sportiv i Ferrarit Binitto: Botërori 2020? Jemi të gatshëm të garojmë edhe në janar

Mattia Binotto, drejtori sportiv i Ferrarit, ka folur sot në lidhje me situatën e krijuar në Formula 1 pas rrezikut prej coronavirus. Sezoni 2020 në Formula 1 nuk ka nisur ende dhe situata është e paqartë edhe për të ardhmen.

Mjaft gara janë anulluar apo shtyrë dhe për momentin, gara e parë sezonale, duket ajo e 14 qershorit, në Kanada. Gjithsesi, asgjë nuk është ende e sigurt.

Ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se sezoni 2020 mund të mbyllet përtej 31 dhjetorit. “Ne jemi të gatshëm ta përfundojmë këtë sezon edhe në janar. I kemi dhënë Liberty liri totale për të vendosur për kalendarin. Në Australi ne nuk do të kishim garuar sido që të vendosnin ata”, tha Binotto.

Related posts

ZBULON PENGUN E MADH/ Ferguson: Më morën në telefon dhe… Nuk mund ta besoja

Delo.autor

“ÇMENDEN” BASTET ME KOIFIÇIENTET/ Këto janë skuadrat favorite për të transferuar Icardin

Delo.autor

CHAMPIONS/ Manchester United mposht me “MANITA” Leipzig, Rashford rishkruan historinë

Delo.autor

Leave a Comment