Futboll Kategoria Superiore Sport

DEKLARATA NË PRAG TË SFIDËS NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Gega: Asnjë gjë s’kemi në dorë për…

Partizani nuk po kalon një moment aspakt të mirë kohët e fundit, teksa në 8 ndeshjet e fundit, duke përfshirë Kupën dhe kampionatin ka arritur vetëm 2 fitore. Në konferencën për shtyp para gazetarëve, trajneri i të kuqve, Skënder Gega, ka folur për sfidën e ditës së nesërme ndaj Skënderbeut. Nuk ka munguar një koment edhe në lidhje me aludimet për rezultatet e fundit.

Është më mirë apo më keq që ndeshja e radhës të luhet kaq shpejt?

Kjo është caktuar, asnjë gjë s’kemi në dorë për ta kthyer. Ekipi është i ngarkuar fizikisht, sepse kemi bërë disa ndeshje rresht. Aq më tepër vijmë nga një rezultat negative i papritur, pak më shumë kohë do ishte më mirë. Duhet ta bëjmë ndeshje.

Çfarë duhet të ndryshojë Partizani nga ndeshja e kaluar?

Kemi bërë një analizë të hollësisht. E rëndësishme është të ndërgjegjësohemi, kemi gabuar në një moment jo të përshtatshëm. Pritshmëri ishte e madhe, ky është futbolli dhe me Skënderbeun do korrigjohemi, nuk do ketë të njëjta gabime.

Si ndiheni kur dëgjoni se përfliten shumë rezultatet e Partizanit, sidomos ndeshja e fundit?

Varet kush i përflet rezultatet tona. Nëse dikush ka argumenta teknike, jam gati të ballafaqohem me çdo njeri. Unë e di sa fort ka luftuar klubi dhe ky grup për të arritur këtu. Unë e njoh veten personalisht. Ne paragjykojmë edhe kampionatet e huaja, jo më Superioren. Ne jemi të ndërgjegjshëm për atë ç’ka bëjmë, respektojmë çdo opinion, por në fund respektojmë veten më shumë se të tjerët. Lojtarët janë profesionistë.

Nga java në javë përflitemi se jemi ekip cinik që nuk prodhojmë lojë. Javën tjetër kemi bërë shumë gola, por është faji i mbrojtsave kundërshtarë, këtë radhë është faji i dikujt tjetër. Edhe 8 javë ka, hallet i heqim bashkë, festat do i ndajmë me të tjerët. Ndjeva keqardhje të jashtëzakonshme për këtë humbje.

Në të gjitha ligat Europiane ka surpriza, për fat të keq na ndodhi ne, do mundohemi ta korrigjojmë. Ky është premtimi jonë karshi tifozëve dhe atyre që kanë mbushur barkun me opinione të ndryshme, sepse nuk duan ta shohin Partizanin atje ku duhet. Nuk më intereson fare.

Mos mendoni se skuadra po kalon një ngërç psikologjik në këto momente?

Humbjet japin efektin e vet. Ne kemi treguar se dimë të reagojmë edhe pas humbjeve. Edhe ndaj Skënderbeut jemi mposhtur dhe kemi ditur të reagojmë duke marrë frenat në dorë dhe të ecim përpara. Ndoshta humbja e fundit erdhi edhe si pasojë e humbjes së Kukësit ndaj Kastriotit, nuk mohohet që rezultatet e rivalit ndikojnë. Ndoshta ndikoi ana emocionale, ndoshta dolëm pak nga detyrat taktike. Në futboll ka të tilla gjëra, psikologjia herë ndikon negativisht, herë pozitivisht.  E rëndësishme është që ne e kemi kuptuar se kemi gabuar, dhe e dimë sa forca kemi për të ecur përpara. Jemi në vend të parë.

Mendoni se ndikoi humbja e Kukësit ndaj Kastriotit?

Para ndeshjes kishte entuziazëm brenda ekipit për humbjen e rivalëve. Ndoshta ka ndikuar, ndoshta ka ulur rritmini dhe kanë menduar që ka qenë më e lehtë. Janë gjëra që kanë kaluar. Jemi mbledhur për të folur edhe për ndeshjen me Skënderbeun. Do mundohemi të shohim përpara.

Luani përsëri pas Kukësit, a mund të ndikojë sërish rezultati i verilindorëve te Partizani?

Rezultatet janë ato që krijojnë aludime. Dikur kundërshtarët tonë ankoheshin pse Partizani luan përpara sepse ndikon, ose luan mbrapa sepse na studion ne. Unë nuk kam probleme me këto gjëra. Do mundohemi ta korrigjojmë atë që ndodhi. Do mundohemi të kontrollojmë edhe emocionet. Nuk duhet të merremi me kundërshtarët.

Pas humbjes me Luftëtarin morët përgjegjësitë. A ndjeni trysni para ndeshjes me Skënderbeun?

Jam i përgatitur për çdo situatë, kush mund t’i merrte përgjegjësitë përveç meje. Unë marr përgjegjësitë për humbjet, marr përgjegjësitë për gjithçka që ndodh. Nuk ndryshoj, jam i njëjti, që nga dita e parë, deri te e fundit që do jem këtu. Teknikisht do mundohem të korrigjohem. Për pjesën tjetër nuk ndryshoj.

Prania e Malës në konferencë…

Është rastwsi. Jam munduar të marr të gjithë lojtarët. Nga i pari deri te i fundit. Të vijnë të japin mendimet e tyre. Mala javën që kaloi s’ka qenë i plotë, sot është 100 %. I erdhi radha.

Vetëm 1 fitore në 6 ndeshjet e fundit, a është ky momenti më negativ?

Besoj se i kemi marrë pikët. Duket si minikrizë nga dy humbjet në Kupë. Është një moment jo i mirë. Humbja e Kukësit e vuri grupin në agresivitetin jo të duhur. por duhet të dimë ta kalojmë, e kemi eksperiencën. Duhet të përgjigjemi fort kundër Skënderbeut.

I trembeni freskisë fizike të Skënderbeut?

Do e shohim në lojë. Në 10 ditë 6 dëmtime asnjë ekip nuk ka pasur. Përveç Telushit që dihet, kishim dhe lojtarë të tjerë. U munduam që grupi tjetër të kishte konfidencën e duhur. Për fat të mirë janë kthyer 2-3 lojtarë të rëndësishëm. Korça ka pasur pushime, ata e dinë a kanë ndikuar për mirë apo për keq.

Më mirë të përballesh me Skënderbeun e vendeve të para, apo me ketë që është i plagosur?

Nuk është klasifikimi ai që tregon që je i plagosur apo jo ngjallur. Skënderbeu ka vlerat e veta. E ka potencialin, i ka lojtarët e mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm.

Do të jenë Bardhi dhe Hebaj të gatshëm?

Vendosim një orë para ndeshjes. Bardhi është më mirë seç, Hebaj po kryen terapi. Nuk është bashkuar grupit, Do shikojmë nesër.

Atanda më mirë qendërmbrojtës apo para mbrojtës?

Ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm në të 2 pjesët. Kam lexuar komente nga specialistë të ndryshëm, por edhe skeptikë. Në këtë punë asnjëherë zgjidhjet nuk janë perfektë. Nëse Atanda është pjesë e gabimit i gjithë ekipi është pjesë e gabimit. Nuk ka njeri të pagabueshëm. Atanda është vlerë e shtuar e ekipit, ka besimin tim të plotë. Kur kam ardhur te Partizani, ka qenë me çantë në dorë, nuk dinte ku do shkonte, se kishte një sezon jo të mirë ose jo aktiv. Sot ka bërë ndoshta sezonin më të mirë. Atanda ka pjesën e vetë që jemi në këtë ditë. Do e ketë besimin tim gjithmonë.

Mos është sfida ndaj Skënderbeut finalja reale?

Javën që kaloi unë thashë që kemi 9 finale. Nuk është finale e madhe me Skënderbeun, janë të gjithë finale. Edhe nëse fitojmë, edhe nëse fitonim ndaj Luftëtarit, sërish mbeten shumë ndeshje, të gjitha finale. Asgjë s’ka mbaruar. Është finale e javës në vazhdim. Është mirë që do luajmë me ekipe të mira. Me Kukësin në Shkodër treguam që dimë ta kontrollojmë veten.

Derbi?

Është një aset i kampionatit shqiptar. Uroj që Tirana të jetë në elitë dhe të ketë gjithmonë derbi. Dinamo nuk ekziston, është për të ardhur keq. Do kisha qejf të ishin ekipe më me kualitet. Uroj të kthehet edhe Lushnja, Elbasani, Vllaznia sa më shpejt. Të rritet numri i klubeve me traditë. Sporti të plotëson jetën.

Related posts

“DUA T’I KEM TË GJITHË TITUJT”/ Fury: Këto janë dy duelet e vetme për të cilat jam i interesuar

Delo.autor

LLOGARITË E GRUPIT/ Të gjithë duan fitoren ndaj Polonisë, por edhe një pikë mban Shqipërinë në garë për Euro2024

F.autor

“SUPER YJET I DUA KËTU ME…”/ Solskjaer kërkon të bindë edhe dy lojtarë të tjerë të qëndrojnë

Delo.autor

Leave a Comment