Futboll Kategoria Superiore Sport

DEKLARATA NË PRAG TË NDESHJES NDAJ KASTRIOTIT: Muzaka i tregon “dhëmbët”: Kemi cilësi brenda ekipit, qëllimi final…

Mesfushori i Skënderbeut, Gjergji Muzaka shprehet optimist për takimin e së dielës kundër Kastriotit. Në konferencën për shtyp në prag të duelit ndaj krutanëve, Muzaka komentoi situatën aktuale të ekipit korçarteksa shtoi se pavarësisht rezultateve negative motivimi është i madh.

Për situatën që ne ndodhemi është ndeshje shumë  e rëndësishme. Mbase duhet të ketë edhe një vlerësim edhe më të madh se ata skuadra që ne  i quajmë rivale. Pasi ndaj skuadrave rivale ai vlerësimi, ai motivimi vjen në vetëvetiu, kurse ndaj Kastriotit duhet ta gjesh vetë dhe duhet të jetë akoma më i madh. Jemi në një moment që nuk duhet të qajmë se çfarë ka kaluar sepse fundi është afër dhe kemi objektiva për të arritur. Sigurisht që jemi gati, pavarësisht rezultateve që kemi marrë në ndeshjet e fundit. Kemi treguar cilësi, dëshirë. Kemi cilësi brenda ekipit. Kastrioti është një ekip agresiv dhe do të kërkojë pikët në fushën tonë, por ne do ia kthejmë në të njëjtën monedhë. Trajneri ka pasur të drejtë. Futbollistët e vjetër duhet të tërheqin skuadrën drejt objektivave. Rezultatet na kanë ulur pak moralin, por duhet të shikojmë përpara. Kemi objektiva për të arritur si nga kampionati ashtu edhe përmes Kupës. Sezoni është i gjatë dhe mund të arrijmë qëllimin final. “-tha Muzaka.

Aktualisht Skënderbeu pozicionohet në vendin e 6-të me 40 pikë, ndërkohë që Kastrioti mban vendin e 9-të me dhjetë pikë më pak.

Related posts

JUVENTUS-FROSINONE/ “Zonja e Vjetër” dyfishojnë shifrat, shënon Bonucci

Delo.autor

DY LARGIME DHE 3 PËRFORCIME NË JANAR/ Ja si pritet të jetë Napoli i Gattusos

Delo.autor

“JANË FORCUAR SHUMË NË MERKATO”/ Totti analizon: Inter dhe Napoli janë forcuar shumë, por Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment